Muzhaqi: Të përkushtuar për shëndetin e nxënësve

Në shkollat e Shqipërisë, nuk do të mbahet vetëm mësimi por dhe përkujdesje për shëndetin oral të nxënësit, do të themelohen kabinet që e bëjnë  kujdesin dentarë për fëmijët në shkolla

Shëndeti në shkolla

Nga e premtja e 22 prillit, ka nisur projekti i Programit të ri i Shëndetit dhe Kujdesit Dentar për Fëmijët është një investim i Ministrisë së Shëndetësisë e cila ka mundësuar 10 kabinete të reja dentare për shkollat e Tiranës.

Bora Muzhaqi, ministre e shtetit për Rinin dhe Fëmijët dhe Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe  Evis Kushi, ministër i Arsimit e Sportit, nëpërmjet këtij programimi kanë për synimi që sipas këtyre të fundit ky program do të shërbeje që zhvillojmë më tej aftësitë e fëmijëve dhe të rinjve me kurse jashtëshkollore.

Në shkollën “Jeronim De Rada” ishte mbajtur një fjalimi nga ministrja e Muzhaqi kishte thënë, se, “qëllimi ynë është t’iu plotësojmë nxënësve nevojat e tyre bazike, duke e konvertuar shkollën në një mjedis ku jo vetëm mësohet por edhe ofrohet përkujdes në shëndetin e tyre”.

Ministrja e shëndetësisë ka thënë se, është e bindur se këto kabinete dentarë janë bërë me një cilësi shumë të lartë, ku fëmijët do të mundësin që ti marrin këto shërbime të cilat janë përkujdesje cilësor dentare. Gjithashtu, ajo theksoi se shkolla si qendër komunitarë do të zhvillohet akoma më tepër.

Bora Muzhaqi, ministre e shtetit për Rinin dhe Fëmijët

Nga shtatori sipas Muzhaqi, do të zhvillohet akoma me tepër konceptit i shkollave si qendër  komunitarë.

“Kjo me krijimin e kurseve të veçanta që të rinjtë do t’i ndjekin falas, në ambientet e shkollës, me një ekip të mirë profesionistësh”, ka deklaruar ajo.

Ndërsa kjo e fundit i ka treguar edhe përparësitë, se çka do të përfitojnë nxënësit, kjo do t’i ndihmojë fëmijët dhe të rinjtë të zbulojnë dhe të zhvillojnë më tepër talentet e tyre.

Ndërkaq ajo ishte shpreh e bindur se do të rritet numri i shkollave ku fëmijët përfitojnë shërbimet e paketës së kujdesit dentar.

“Me fillimin e vitit të ri shkollor, ne do të investojmë në 100 laboratorë teknologjikë për t’iu ofruar të rinjve dhe fëmijëve mundësi jo vetëm në kujdesin shëndetësor por edhe në zhvillimin e aftësive të tyre në fushën e teknologjisë”, bëri të ditur Muzhaqi.

Nga këto shërbime do të përfitojnë më shumë se 11 mijë nxënës në këto 10 shkolla të kryeqytetit do të jenë përfituesit e parë të këtij shërbimi të cilët janë e grup moshave nga 6 deri në 14 vjeçare  këto janë shërbimet të cilat do të  jepni në këto kabinet, janë si në vijim përkujdes cilësor dentar, dhe depistimin periodik, edukim shëndetësor për ruajtjen dhe kujdesin e dhëmbëve si dhe shërbime konkrete, si fluorizimi, pastrimi i gurëzave si dhe trajtimet urgjente apo mjekimet e patologjive të indeve të buta.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika