Muzhaqi uron festën e 1 Qershorit: Fëmijët meritojnë të gjitha mundësitë për një fëmijëri të bukur

Në kuadër të festës së 1 Qershorit, ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, ka bashkëbiseduar nga afër me fëmijët e Institutit të Nxënësve që nuk shikojnë “Ramazan Kabashi”, Tiranë, rreth ofrimit të më shumë mundësive për ta

Në kuadër të festës së 1 Qershorit, ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, ka bashkëbiseduar nga afër me fëmijët e Institutit të Nxënësve që nuk shikojnë

“Fëmijët meritojnë të kenë të gjitha mundësitë për të jetuar një fëmijëri të bukur”, ka thënë ministrja Muzhaqi, “ndaj programet tona garantojnë gjithëpërfshirjen dhe fuqizimin e tyre”.

Me sloganin “Zëri arrin aty ku shikimi nuk mundet dot”, u organizua dhe një festival me performanca në këndim, recitim dhe interpretim nga vetë fëmijët e Institutit, me të cilët ministrja ndau dhe një dhuratë simbolike në këtë ditë feste.

Nëpërmjet programit të shkollës 9-vjeçare, duke shtuar lëndët speciale si mësimi i shkrimit Brail, ky institut garanton aftësimin e këtyre nxënësve për vazhdimin e cilësdo shkollë të mesme apo kursi profesional.

I radhës ishte dhe aktiviteti i zhvilluar pranë sheshit “Italia” me ministren e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, si dhe përfaqësues nga organizatat jofitimprurëse me në fokus fëmijët.

Muzhaqi ka bashkëbiseduar me fëmijët rreth mënyrave që mund të përmirësojnë dhe rrisin mbrojtën e të drejtave të tyre, si dhe ka parë nga afër punimet artistike dhe performancat e tyre.

Ajo nuk ka harruar pa takuar dhe nxënësit e shkollës “Kosova”, të cilët kishin shprehur perceptimin e tyre ndaj teknologjisë, nëpërmjet vizatimit. Ndërsa ka sjellë në vëmendje edhe programin e kodimit që do të fillojë që në klasë të parë me vitin e ri shkollor dhe mënyrat interaktive që mësojnë për të ndërthurur kompjuterin dhe mjetet e tjera të teknologjisë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika