Këtë javë i ftuar ishte muzikanti Behar Jashari, i cili së bashku me kitarën e tij përformoi live në studion e Radio Dukagjinit.
Jashari është një artist që zakonisht përformon live nëpër vende të ndryshme, kryesisht në kryeqytet. Kjo sezonë sipas tij ka shkuar shumë mirë, pasi ka qenë i ftuar në shumë vende për të bërë muzikë. Kafeteritë ku ai përformon më shpeshë janë “N’Dhomë“, “Poemë“, “N’Prokë“ e të tjera.
Përformancat e tij kanë filluar para më shumë se një viti, pasi më herët thotë se muzikën e ka pasur vetëm hobi, duke qenë një muzikant autodidakt.
Pjesa më e rëndë e rrugëtimit të tij në muzikë, sipas Jasharit, ka qenë krijimi i repertoarit, pasi nuk ka qenë shumë në dijeni të preferencës së publikut. Tani thotë se publiku jonë parapëlqen muzikën shqipe.
Jashari ka bërë të ditur se është student i mjekësisë, dhe studion mjekësinë e përgjithshme, vitin e tretë. Për specializim thotë se nuk ka asgjë definitive, mirëpo ka afinitet për psikiatrinë. Shton se do të pëlqente që të doktoronte në Gjermani, mirëpo thotë se gjithsesi do të kthehej në Kosovë.
Jashari ka deklaruar se nuk do të mund të zgjidhte një nga profesionet e tij për ta veçuar, duke theksuar se për të dyja ka një pasion shumë të madh