Në Pejë voton kryetari i KQZ-së

Kreshnik Radoniqi, Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve [KQZ] ka hedhur votën e tij për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, të cilat po zhvillohen sot.

Radoniqi ka ftuar të gjithë qytetarët të dalin të votojnë dhe ka bërë thirrje për një proces të qetë e demokratik. 

Radoniqi ka dhënë detaje edhe për votimin nga diaspora. 

“Tashmë i kemi të dhënat edhe për Amerikë e Kanada. Diku mbi 15 mijë kanë votuar në përfaqësi diplomatike atje. Çdo gjë është gati. KQZ-ja është në detyrë e shpresojmë për një ditë festive”, tha Radoniqi pasi votoi në Pejë. 

Ai ka treguar edhe për telashet që ka pasur me shënjezuesin e gishtit. 

“E vërteta është që kompania kontraktuese fillimisht na furnizoj me ngjyrë që është fshirë. Por, pasi komisioni vlerësues e vërejti me kohë, i ktheu markerat dhe kompania na siguroi markera të rregullt”, tha Radoniqi.  

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika