“Na injoruan”, ndërkombëtarët kritikojnë ashpër VV-në, pas miratimit të Ligjit për KPM-në 

"BE, KiE dhe OSBE kanë dhënë opinionet e tyre për ligjet, por janë injoruar..."

Qeveria e Kosovës

Shefi i BE-së në Kosovë, Tomaas Szunyog, dhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde, misioni i OSBE-së e kanë kritikuar Kuvendin e Kosovës për miratimin e Ligjit të KPM-së.

Szunyog e Rohde kanë thënë se janë injoruar vërejtjet e Këshillit të Evropës dhe të organizatave të tjera, dhe se ligji nuk i përmbush standardet evropiane.

Sipas ambasadorit gjerman, nëse Qeveria dëshiron të përshpejtojë rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, çdo ligj i ri duhet të jetë në përputhje me standardet evropiane.

“Çdo mundësi e humbur është një shumë. Kosovarët duan të jenë pjesë e familjes 🇪🇺 dhe nëse qeveria e Kosovës dëshiron të përshpejtojë rrugën e saj drejt BE-së, çdo ligj i ri duhet të jetë plotësisht në përputhje me standardet e BE-së. BE, KiE dhe OSBE kanë dhënë opinionet e tyre për ligjet, por janë injoruar…”, ka shkruar Rode në X.

Kurse, misioni i OSBE-së në Kosovë e ka pranuar me shqetësim miratimin në Kuvendin e Kosovës të Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), duke thënë se nuk janë marrë parasysh rekomandimet e dhëna në lidhje me këtë projektligj.

Sipas OSBE-së, me miratimin e këtij projektligji do të cenohet liria e shprehjes së medieve dhe pavarësia e tyre.

“KPM-ja luan një rol kyç në kornizën rregullative të mediave të Kosovës. Aftësia e saj për të vepruar në mënyrë të pavarur dhe profesionale ka qenë çelësi i besueshmërisë dhe autoritetit të saj. Ekspertët ndërkombëtarë për të drejtën e medias dhanë, në emër të Këshillit të Evropës, Bashkimit Evropian dhe OSBE-së, rekomandime të detajuara për përafrimin e ligjit me standardet ndërkombëtare. Megjithatë, për fat të keq, shumica e këtyre rekomandimeve nuk janë pasqyruar në ligjin e miratuar”, thuhet në reagimin e OSBE-së.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika