Nacionalistët serbë në Mal të Zi këndojnë këngë shoviniste për Kosovën – Mbështesin pushtimin rus në Ukrainë (VIDEO)

Në Podgoricë, kryeqytetin e Mal të Zi, nacionalistët serbë kanë mbajtur një tubim në mbështetje të pushtimit rus në Ukrainë dhe duke kënduar këngë shoviniste për Kosovën.

Nacionalistët serbë dukë kënduar këngë shoviniste e nacionaliste për Kosovën dhe duke mbështetur pushtimin rus në Ukrainë (foto shkëputur nga video)

Në Podgoricë, kryeqytetin e Mal të Zi, vendi i cili është anëtar i NATO-s, nacionalistët serbë kanë mbajtur një tubim në mbështetje të pushtimit rus në Ukrainë dhe duke kënduar këngë shoviniste për Kosovën.

Rreth këtij tubimi ka reaguar edhe deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, i cili ka thënë në një vend të NATO-s këndohen këngë “çetnike kundër Kosovës e pro Rusisë”.

Gjithashtu, edhe analist i Ballkanit Perëndimor nga Instituti i Evropës së Re, Jakub Bielamowicz, ka publikuar disa pamje ku shihen veprimet e serbëve.

Ai ka thënë se NATO po e injoron plotësisht kërcënimin që paraqet nacionalizmi serb në një shtet anëtar të saj.

“Pamjet urrejtëse nga kryeqyteti i Malit të Zi, Podgorica, ku nacionalistët serbë organizojnë një tubim në mbështetje të pushtimit të Rusisë në Ukrainë, duke kënduar gjithashtu këngë për Kosovën. NATO e injoron plotësisht kërcënimin që paraqet nacionalizmi serb në këtë shtet anëtar”, shkroi ai.

Në disa pamje të publikuara në rrjetet sociale dëgjohet një mbështetëse e këtij tubimi duke kënduar këngë puroshoviniste dhe nacionaliste për Kosovën, ku janë të mbledhur disa dhjetëra nacionalistë serbë.

Gjithashtu, në prapavijë shihet një flamur ku në hartën e shtetit të Kosovës është vendosur flamuri serbe, ndërsa, shihet edhe flamuri i Rusisë ku në të është vendosur shenja “Z”, e cila është një simbol i luftës së Rusisë në Ukrainë.

Foto shkëputur nga video ku shihet tubimi i nacionalistëve serbë në Mal të Zi

 

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika