Nafta lirohet për dy centë

Krahasuar me të hënën e 19 shtatorit, çmimi i naftës ka pësuar rënie, ndërsa çmimi i benzinës dhe gazit ka mbetur i njëjtë

Ilustrim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), të martën i ka publikuar çmimet maksimale apo “tavan” të naftës dhe derivateve të tjera, të cilat vlejnë për ditën e martë të 20 shtatorit.

Krahasuar me të dielën dhe të hënën, që çmimi i naftës ka qenë 1.62 euro për litër, në të martën e 20 shtatorit ka rënë në 1.60 euro për litër.

Ndërsa, çmimi i benzinës mbetet i njëjtë, 1.35 euro për litër.

Po ashtu, edhe çmimi i gazit rezulton të jetë i njëjtë, 0.75 centë për litër.

Ndryshe, që nga 31 gushti, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës (MINT) ka vendosur masa mbrojtëse për produktet e derivateve të naftës.

MINT pritet t’i publikojë çdo ditë çmimet tavan apo maksimale të lejuara për shitjen e derivateve.

Ky vendim është marrë si masë lehtësuese, pas rritjes së çmimeve të derivateve, dhe dyshimeve për keqpërdorime nga kompanitë që shesin derivate.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika