Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) i ka publikuar çmimet maksimale apo “tavan” të naftës dhe derivateve të tjera për të enjten e 22 shtatorit.
Nga 1.58 euro për litër sa ishte çmimi i naftës të mërkurën, të enjten rezulton të jetë 1.57 euro për litër.
Ndërsa çmimi i benzinës dhe gazit nuk kanë pasur ndonjë dallim krahasuar me ditën e mërkurë.
Çmimi i benzinës raportohet të jetë 1.35 euro për litër, ndërsa ai i gazit 0.75 centë për litër.
Ndryshe, të mërkurën e 31 gushtit, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës (MINT) ka vendosur masa mbrojtëse për produktet e derivateve të naftës.
MINT pritet t’i publikojë çdo ditë çmimet tavan apo maksimale të lejuara për shitjen e derivateve.
Ky vendim është marrë si masë lehtësuese, pas rritjes së çmimeve të derivateve dhe dyshimeve për keqpërdorime nga kompanitë që shesin derivate.
