Nafta lirohet për një cent

Krahasuar me të martën e 1 nëntorit, të mërkurën nafta dhe gazi janë liruar për një cent, ndërsa benzina është shtrenjtuar për një cent

Ilustrim





Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), i ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve, për të mërkurën e 2 nëntorit.

Krahasuar me të martën e 1 nëntorit, të mërkurën nafta dhe gazi janë liruar për një cent, ndërsa benzina është shtrenjtuar për një cent.

Çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.72 euro për litër, çmimi maksimal për produktin benzinë është 1.43 euro për litër, ndërsa çmimi maksimal për gaz është 0.71 centë për litër.

MINT pritet t’i publikojë çdo ditë çmimet tavan apo maksimale të lejuara për shitjen e derivateve.

Ky vendim është marrë si masë lehtësuese, pas rritjes së çmimeve të derivateve dhe dyshimeve për keqpërdorime nga kompanitë që i shesin ato.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së mërkurës dhe janë valide për 24 orë.

Njoftimi i MINT





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika