Nafta shtrenjtohet për dy centë

Krahasuar me të hënën e 10 tetorit, të martën nafta është shtrenjtuar për dy centë, ndërsa çmimi i benzinës dhe gazit ka mbetur i njëjtë

Ilustrim





Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) i ka publikuar çmimet maksimale apo “tavan” të naftës dhe derivateve të tjera për të martën e 11 tetorit.

Nga 1.70 euro për litër sa ishte çmimi i naftës të hënën, të martën rezulton të jetë 1.72 euro për litër.

Ndërsa çmimi i benzinës dhe gazit nuk kanë pasur ndonjë dallim krahasuar me ditën e hënë.

Çmimi i benzinës raportohet të jetë 1.40 euro për litër, ndërsa ai i gazit 0.76 centë për litër.

Njoftimi i MINT

MINT pritet t’i publikojë çdo ditë çmimet tavan apo çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve.

Ky vendim është marrë si masë lehtësuese, pas rritjes së çmimeve të derivateve dhe dyshimeve për keqpërdorime nga kompanitë që i shesin ato.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së martës dhe janë valide për 24 orë.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika