Nafta shtrenjtohet për katër centë

Krahasuar me të martën e 11 tetorit, të mërkurën nafta është shtrenjtuar për katër centë, ndërsa çmimi i gazit ka rënë për një cent

ilustrim





Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) i ka publikuar çmimet maksimale apo “tavan” të naftës dhe të derivateve të tjera për të mërkurën e 12 tetorit.

Nga 1.72 euro për litër sa ishte çmimi i naftës të martën, të mërkurën rezulton të jetë 1.76 euro për litër.

Ndërsa çmimi i gazit, nga 0.76 sa ishte të martën, të mërkurën rezulton të jetë 0.75 centë për litër.

Ndërsa çmimi i benzinës nuk ka pasur ndonjë dallim krahasuar me ditën e martë.

MINT pritet t’i publikojë çdo ditë çmimet tavan apo çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve.

Ky vendim është marrë si masë lehtësuese, pas rritjes së çmimeve të derivateve dhe dyshimeve për keqpërdorime nga kompanitë që i shesin ato.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së mërkurës dhe janë valide për 24 orë.

May be an image of text
Njoftimi i MINT

 





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika