Naftëtarët paralajmërojnë mbylljen e pompave

Me një propozim-vendim të qeverisë së Kosovës për caktimin e marzhës në fitim për naftën, nuk po pajtohet Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës. Ata kanë kërkuar nga qeveria që marzhën e fitimit për shumicë të jetë 3% ndërsa për ata me pakicë 12%. Në të kundërtën ata kanë paralajmëruar mbylljen e pompave

Çmimi i naftës po vazhdon të rritet. Aktualisht një liter naftë, në Kosovë po kushton 1 euro e 82 cent. Ndërsa krahasuar me javën e kaluar, dallimi është për 11 cent më shumë.

Ndaj kësaj situate, Ministria e  Tregtisë dhe Industrisë, pritet t’i përgjigjet me një vendim për caktimin e marzhës së fitimit, ku për shitësit me pakicë, fitimi në litër do të jetë 6 deri në 10, ndërsa të atyre me shumicë, 2 deri në 3 cent.

E kjo nuk i kishte pëlqyer aspak Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës të cilët gjatë ditës mbajtën një mbledhje urgjente.

Kryetari i kësaj shoqate, Fadil Berjanit një propozim të tillë e  kishte vlerësuar si  të papranueshëm.

”Kërkesat tona si shoqatë  janë vazhdimi i ekonomisë së tregut të lirë njëjtë si 22 vitet paraprake në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe caktimi i marzhave të jetë i bazuar në nivelet e çmimeve aktuale, në të cilat shitja me shumicë të bëhet për 3 për qind ndërsa ajo me pakicë 12 për qind”, ka theksuar, Fadil Berjani, Kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve.

Kryetari i Shoqates së Naftëtarëve, Fadili Berjani

Madje, ata kanë kërkuar nga Qeveria që të ulë akcizën apo edhe Tatimin në vleren e shtuar.

Por, kjo nuk po i duket ide e mirë ekonomistit Naim Huruglica.  Ku sipas tij, brenda një viti, në kuleten e shtetit nga akciza në naftë shkojnë rreth 200 milionë euro.

“Akciza e paraqete vlerën më të madhe të një tatimi të dytë që e mbushë buxhetin e Kosovës. Sipas një analize të thjeshtë, Kosova improton mbi 600 milionë litra në vit të naftës dhe derivateve të saj, me një kalkulim të thjeshtë prej 30 centëve sa është akciza për litër, nëse heqet në zero gjithmonë”, kishte thënë, Naim Huruglica, Ekonomist.

Naim Huruglica, Ekonomist

Shoqata e naftëtarëve kanë paralajmëruar se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, ata do të shqyrtojnë si opision edhe mbylljen e pikave të frunizimit me derivate.

RTV Dukagjini ka kërkuar sqarime për këtë situatë edhe nga Ministrinë e Tregtisë porse të njëjti nuk kanë kthyer përgjigje.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika