Nagavci: Humbjet janë të shumta, orët duhet të zëvendësohen të shtunave

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se zëvendësimi i orëve të humbura gjatë grevës është i domosdoshëm dhe se të njëjtat duhet të mbahen të shtunave

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci





Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë sërish thirrje për zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës.

Ajo ka theksuar se janë dy të shtuna në muaj për të cilat është planifikuar zëvendësimi i orëve të humbura.

“Humbjet kanë qenë të shumta kështu që orët duhet të zëvendësohen. Jemi në përparësi sepse edhe moti është i mirë kohëzgjatja e pushimit për fëmijët ka qenë tepër i madh kështu që nuk është që kemi fëmijët që janë të stërngarkuar apo të lodhur, e për më tepër janë dy të shtuna në muaj për të cilat është planifikuar zëvendësimi dhe ato vetëm në gjysëmvjetorin e parë”, ka thënë ajo, shkruan EO.

“Unë pres që nuk do të ketë mungesa në shkollë sepse kjo behët për interesin më të mirë të fëmijëve”, shtoi ministrja e këtij dikasteri.

Ndryshe, Ndër të tjera, ministrja Nagavci ka thënë se shumë shpejt do të miratohet Projektligji për arsimin e lartë në Qeveri dhe më pastaj do të procedohet në Kuvend.

Përmes tij, sipas ministres Nagavci do të rregullohen kriteret për themelimin e institucioneve për arsimin e lartë dhe emërimet akademike.

Nagavci, të martën gjatë raportimit në Komisionin për Arsim, ka thënë se pjesëmarrja e nxënësve në kompensimin e orëve të humbura është e ulët.

Ajo ka theksuar gatishmërinë e Ministrisë së Arsimit për shqyrtimin e rasteve të plagjiaturës në arsimin e lartë duke thënë se trajtimi i denoncimeve të këtij lloji nga organet përkatëse është sfidues.

Nga ana tjetër, ajo tha se buxheti për arsimin për vitin e ardhshëm do të jetë mbi 80 milionë euro dhe se ky buxhet se do të shfrytëzohet edhe për ndërtimin e shkollave dhe çerdheve të reja.

Të enjten e 13 tetorit, Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës (SBAShK) ka kundërshtuar vendimin e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës të shtunave, duke thënë se është vendim që është marrë me nxitim nga Ministria e Arsimit.

Ndryshe, më 4 tetor, ministrja Nagavci ka bërë të ditur se Ministria e Arsimit ka nxjerrë vendimin për plotësimin dhe ndryshimin e kalendarit të vitit shkollor 2022-2023, vendim sipas të cilit parashihet se ditët e humbura përgjatë grevës në arsim do të kompensohen të shtunave deri në janar të vitit 2023.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika