Nagavci: 11,800 prindër kanë aplikuar për subvencionim

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka dhënë shifra në lidhje me aplikimin për subvencione me tekste shkollore. Ajo ka treguar se deri në orën 19:00 kanë aplikuar gjithsej 11.800 prindër ose kujdestar ligjorë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci

Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), ka dhënë detaje në ditën e parë të aplikimit për tekste shkollore.

Ajo përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, ka treguar se deri në orën 19:00 kanë aplikuar gjithsej 11.800 prindër ose kujdetar ligjorë.

“Deri në ora 19:00 kanë aplikuar gjithsej 11,800 prindër ose kujdestarë ligjor. Mundësia për të aplikuar do të jetë e hapur deri në fund të muajit shtator, me qëllim që asnjë nxënës të mos mbetet pa u pajisur me tekste shkollore”, ka shkruar Nagavci.

Nagavci gjithashtu ka treguar se ka kërkuar nga Drejtoritë e Arsimit të publikojnë listat e librave të zgjedhura nga aktivat profesionale, në mënyrë që prindërit të kenë njohuri se qfarë librash t’i blejnë për fëmijët e tyre.

“Nga Drejtoritë komunale të arsimit kemi kërkuar që listat për tekstet mësimore të zgjedhura nga aktivat profesionale, t’i bëjnë publike në shkolla dhe në uebfaqet e tyre, ashtu që prindërit të kenë të dhënat e nevojshme për tekstet që do të blejnë për fëmijët e tyre. Jemi të njoftuar poashtu se mësimdhënësit tashmë kanë filluar t’i ndajnë këto lista me prindërit”, ka thënë Nagavci.

MASHT-i sot ka hapur aplikimin për subvencionimin e prindërve me nga 80 euro për blerjen e teksteve shkollore, për fëmijët e tyre.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika