Nagavci: 21 Shkolla sipas modelit të vendeve gjermanishtfolëse, për ta harmonizuar shkollimin me tregun e punës

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se po ndjekin modelin e vendeve gjermanishtfolëse për të harmonizuar shkollimin me tregun e punës

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se 12 drejtime të shkollave sipas modelit të vendeve gjermanishtfolëse, për ta harmonizuar shkollimin me tregun e punës.

“12 profile në arsim të dyfishtë! Shumë i lumtur që katër profileve të vitit shkollor 2022/2023, po i shtojmë tetë profile të reja në vitin shkollor 2023/2024. Tani jemi duke u zgjeruar në 21 shkolla në 13 komuna të ndryshme”, ka shkruar në Twitter e para e arsimit në Kosovë.

Më tej ajo ka njoftuar se ka mbajtur një takim koordinues me përfaqësues të bizneseve për të identifikuar profilet e nevojshme për to dhe tregun e punës

“Së bashku me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe ministren e Ministrisë së Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, biseduam sot me përfaqësues të bizneseve në sektorët e përpunimit të drurit dhe të ushqimit dhe pijeve për të identifikuar profilet e nevojshme për to dhe tregun e punës”, ka shtuar ajo.

“Falënderim i veçantë për bizneset, grupet e punës, shkollat ​​dhe të gjithë ata që po mundësojnë zbatimin e arsimit dual sipas modelit të vendeve gjermanishtfolëse”, ka përfunduar ajo.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika