Nagavci: Ankesat për furnizimin me libra po shqyrtohen, abuzimet do të adresohen tek autoritetet kompetente

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e fundit ka deklaruar se rastet e abuzimit me çmimet e teksteve shkollore do të adresohen tek organet kompetente

Ministria e Arsimit, Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se ankesat e qytetarëve për procesin e furnizimit të librave janë duke u shqyrtuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHT).

Me anë të një postimi në Facebook, ministrja Nagavci ka deklaruar se ankesat e qytetarëve janë pranuar dhe se pagesat për nxënësit 5-vjeçar do të bëhen pas verifikimit të rasteve.

“Deri tash në këtë platformë kanë aplikuar gjithsej 92 mijë prindër. Për të gjithë ata që kanë aplikuar, ju informoj se jemi në proces të aspekteve teknike për transferim të mjeteve në xhirrollogaritë tuaja. Po ashtu, ju siguroj se të gjitha ankesat që i kemi pranuar deri tash janë duke u shqyrtuar. Sa i përket rasteve kur nxënësit janë 5 vjeç, pagesa do të bëhet pas verifikimit të rasteve. Mundësia për të aplikuar do të jetë e hapur deri në fund të muajit shtator, me qëllim që asnjë nxënës të mos mbetet pa u pajisur me tekste shkollore”, ka shkruar Ministrja Nagavci.

Krahas kësaj, kjo e fundit ka deklaruar se rastet e abuzimit me çmimet e teksteve shkollore do të adresohen tek organet kompetente.

“Shtëpitë botuese kanë publikuar katalogjet e teksteve mësimore me çmimet përkatëse dhe janë zotuar se çmimet nuk do të rriten. Çdo identifikim i abuzimit me çmime të teksteve ose ofrimit të teksteve pa pasur vendim të MASHTI, si dhe çfarëdo rasti tjetër i kësaj natyre, do të adresohet tek autoritetet kompetente”, ka shkruar Ministrja Nagavci.

Procesi i paisjes me librat shkollorë ka nxitur debate të shumta në opinionin publik.

Ministria e Arsimit ka marrë vendim për rimbursimin e parave te prindërit, në mënyrë që ata t’i blejnë pastaj tekstet shkollore për fëmijët e tyre për vitin e ri shkollor.

Mëngjesin e së hënës disa zyrtarë nga pushteti dolën me shifra të reja, ku thanë se në platformën e-Kosova janë pranuar 51.200 aplikime për subvencionim me tekste shkollore.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika