Nagavci: Arsimi profesional është një nga prioritetet tona

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, është takuar me drejtorët e shkollave profesionale të Kosovës, me të cilët ka biseduar për përgatitjet e fillimit të vitit të ri shkollor

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, në një postim në rrjetin social në Facebook, ka shkruar se i ka informuar drejtorët për impelementimin e mësimit dual që do të fillojë nga 1 shtatori në katër profile, kuzhinier, asistent i restorantit, floktar dhe murator.

Tutje, ajo ka thënë se si ministre e Arsimit është në dijeni për sfidat me të cilat ballafaqohen shkollat profesionale si dhe me numrin jo të madh të nxënësve të interesuar për t’i ndjekur këto shkolla.

Nagavci ka shprehur besimin se “ofrimi i një modeli të ri të mësimit do të jetë përparësi për shkollat dhe do të shtojë interesimin e nxënësve për t’u regjistruar në këto drejtime. Drejtorët i njoftova po ashtu se jemi duke rishikuar formulën financiare, cila rregullon çështjen e shkollave profesionale në mënyrë që t’ua lehtësojmë punën e tyre”.

Çështja e normave është brengë e mësimdhënësve ka thënë më tej e para e arsimit në Kosovë.

“Andaj kemi punuar paralelisht në ofrimin e mësimit dual, por edhe që të sigurohemi që mësimdhënësit të cilët janë në proces të mos i humbin vendet e punës. U dakorduam që të kemi takime të rregulla në mënyrë që bashkarisht t’i zgjidhim problemet e të përmirësojmë gjendjen në arsimin profesional”, ka shkruar në rrjetin sicial ministrja Nagavci.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika