Nagavci bën të ditur se është finalizuar Projektligji për Arsimin e lartë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se është finalizuar Projektligji për Arsimin e lartë

Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se është finalizuar Projektligji për Arsimin e lartë, që sipas saj do të garantojë cilësi dhe autonomi universitare.

Nagavci ka treguar se të hënën projektligji do të “publikohet në Platformën e Diskutimeve Publike dhe do të jetë i hapur për komente”.

E para e arsimit, i ka listuar disa nga risitë që sipas saj i sjell projektligji:

“Kritere të qarta për themelimin e institucioneve të arsimit të lartë.

Përcaktimi i obligimeve dhe detyrave të strukturës qeverisëse të institucioneve publike të arsimit të lartë.

Përcaktimi i standardeve minimale dhe kushteve për emërime akademike.

Financimi i institucioneve publike në bazë të kontratave të performancës.

Vendosja e mekanizmave për sigurimin e integritetit akademik: Komiteti etik në nivelin qendror, këshilla të etikës në çdo institucion të arsimit të lartë.

Verifikimi i titujve akademikë të fituar para hyrjes në fuqi të Ligjit.

Ky projektligj të hënën do të publikohet në Platformën e Diskutimeve Publike dhe do të jetë i hapur për komente”.

Ministrja Nagavci u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i dërgojnë komentet e tyre në lidhje me këtë projektligj.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika