Nagavci bën thirrje për fillimin e mësimit: Punëtorët e arsimit për herë të parë po trajtohen dinjitetshëm me ligj

Ministrja Nagavci ka thënë se Projektligji për Pagat në sektorin publik, ofron shumë më shumë se ajo më të cilën ishin pajtuar përfaqësuesit e SBASHK-ut në ligjin e fundit. Krahas kësaj, ajo ka ftuar të gjithë mësimdhënësit të fillojnë mësimin i cili është ndërprerë si shkak i grevës së tyre

Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se përmes Projekligjit të ri për Paga, punëtorët e arsimit për herë të parë po trajtohen dinjitetshëm me ligj, dhe se krahas këtij projektligji, ata do të kenë koeficientin më të lartë që kanë pasur ndonjëherë.

Përmes një postimi në Facebook, Nagavci ka bërë të ditur se Projektligji për pagat në sektorin publik i cili tashmë është në dëgjim publik, ofron shumë më shumë se ajo me të cilën ishin pajtuar përfaqësuesit e SBASHK-ut në ligjin e fundit.

“Në ligjin për paga të anuluar nga Gjykata Kushtetuese, paga bazë e një mësimdhënësi të shkollës së mesme të lartë ka qenë sa 26% të pagës më të lartë në vend, ndërsa me projektligjin e ri është 32% e pagës më të lartë; paga e një mësimdhënësi në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët ka qenë 23-24.5% e pagës më të lartë, ndërsa tani është 31%”, ka shkruar Nagavci, gjersa ka theksuar se nuk ka më lënie anash të mësuesve klasorë 1-5 dhe pagë më e ulët për ta, sikur edhe për sekretarët, bibliotekistët, psikologët e pedagogët në shkolla, të cilët sipas Nagavcit, ishin trajtuar në mënyrë jo të mirë në ligjin e fundit.

Ndër të tjera, teksa ka thënë se do të jetë gjithmonë afër mësimdhënësve dhe puntorëve të tjerë në arsim, Ministrja Nagavci ka ftuar mësimdhënësit në Kosovë që të fillojnë mësimin dhe njëherësh, ata i ka ftuar të japin edhe kontributin e tyre me komente e sugjerime ashtu që të ketë një Projektligj sa më të mirë për pagat.

Greva në arsim ka filluar që nga 25 gushti, dhe po vazhdon akoma.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika