Nagavci: Brezi i nxënësve të lindur pas pavarësisë, me fat që po rritet në liri

Të martën e 21 shkurtit, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” për nder të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, u hap ekspozita e përbashkët e punimeve artistike të nxënësve nga Kosova dhe Shqipëria.

Aty u ekspozuan mbi 107 punime, secila e veçantë në vete.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se është kënaqësi që sot i mblodhi arti i nxënësve shqiptarë nga dy anët e kufirit.

“Është kënaqësi që sot na ka mbledhur arti dhe punimet artistike të nxënësve nga dy anët e kufirit shqiptar, në këtë ekspozitë me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, duke i dhënë kësaj ngjarjeje historike edhe këndvështrimit artistik nga ana e nxënësve dhe shkollave… Ky brez i nxënësve, të gjithë ju djem dhe vajza që jeni sot këtu të lindur pas shpalljes së pavarësisë, jeni me fat që po rriteni në liri dhe sot kjo rini janë në Kosovën e pavarur ashtu siç e duam dhe do ta bëjmë, ashtu siç kontribuuan me dekada të tëra, fëmijët tanë e meritojnë”, ka thënë Nagavci.

Përfaqësuesi nga Shqipëria, Hasan Huqaj, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar të qytetit të Lezhës, ka thënë se janë shumë krenarë për punën e jashtëzakonshme të nxënësve.

“Keni bërë vizatime në të cilën shpalosni mendjen e hapur nga njëra anë dhe gjithçka e keni punuar me duart e arta për një dashuri jashtëzakonisht të madhe. Në vizatimet e juaja ndihet aroma e lirisë, në ngjyrat e tyre ndihet krenaria dhe ju përçoni mesazhin, është bukur të tonifikojmë elementet e krenarisë sonë, heroin tonë Skënderbeun, i cili ndër shekuj na ka bashkuar shpirtin me madhërishëm dhe human të Nënë Terezës dhe figurën më të mrekullueshme të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Huqaj.

Nxënësja kosovare, Elsa Berisha, nga shkolla SH.F.M “Asdreni”, e cila në ekspozitë mori pjesë me pikturën “Zogjtë në kafaz”, ku pasqyron Kosovën të lirë nga robërimi, ka thënë se për ta kjo ekspozitë është e rëndësishme.

“Si mua, ashtu edhe të gjithëve është e rëndësishme kjo ekspozitë, sepse i kemi vendosur punimet tona dhe mundin tonë dhe vizatimet qe i kemi paraqitë. Dhe kjo ka shumë rëndësi, sepse tregon dashurinë që kemi ne nxënësit dhe të tjerët që e vizitojnë Kosovën”, ka thënë ajo.

Në këtë ekspozitë, pjesëmarrëse ishte edhe nxënësja nga Shqipëria, Rrezarta Gjeleshi, nga Gjimnazi “Fiqiri Dine”, Maqellarë, Dibër. Në ekspozitë mori pjesë me pikturën “Ta mbrojmë plisin, heeeeej. I kujt është ky plis more?”. Ajo u shpreh se do të donte që piktura e saj të hynte në UNESCO.

“Unë jam shumë e lumtur që jam këtu, dhe u bëra pjesë e këtij konkursi fantastik dhe jam shumë krenare me veten për pikturën që realizova sot… Unë doja të shfaqja talentin tim që pa punuar fort, nuk mund të arrijmë asgjë, dhe duhet të punojmë fort atë që dëshirojmë…Piktura ime, doja që plisi ashtu si xhubleta të bëhet pjesë e UNESCO dhe të bëhet sa më i famshëm”, ka vijuar ajo.

Interesimi për këtë ekspozitë ishte mjaft i madh. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 15 mars/KSP.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika