Nagavci: Janë bërë të gjitha përgatitjet për nisjen e vitit të ri shkollor më 1 shtator

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se të enjten e një shtatorit do të nisë viti i ri shkollor, teksa iu bëri thirrje mësimdhënësve që të mos mbajnë grevë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se të enjten e një shtatorit do të nisë viti i ri shkollor.

Ajo në një konferencë për media ka thënë se janë kryer të gjitha përgatitjet e duhura që procesi mësimor të nisë më një shtator.

“Nesër jemi më një shtator kur edhe zyrtarisht fillon viti i ri shkollor. Në lidhje me përgatitjen e fillimit të ri shkollor, tashmë është bërë shpërndarja e teksteve shkollore. Ato tashmë janë të ndara në të gjitha komunat. Kemi pasur takime të drejtpërdrejta me drejtoritë e arsimit, jemi informuar se të gjitha shkollat janë të gatshme dhe janë bërë përgatitjet e duhura për fillimin e procesit mësimor”, është shprehur ajo

Po ashtu, ministrja e këtij dikasteri ka potencuar se nga ky vit shkollor të gjithë nxënësit në Kosovë e Shqipëri do të mësojnë me të njëjtën abetare.

Në anën tjetër, Nagavci nuk la pa përmendur edhe grevën tashmë të shpallur nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Ajo u ka kërkuar mësimdhënësve që të mos mbajnë grevë.

“E njëjta nuk është duke u mbajtur në shumicën e institucioneve, me aq sa kemi të dhëna janë diku mbi 90 për qind e institucioneve të nivelit qendror, agjencive në administratën publike, në shëndetësi e sektorë të tjerë po zhvillohet aktiviteti i punës njëjtë si në çdo ditë tjetër. Unë pres dhe kërkoj që të mos ketë grevë as në sektorin e arsimit e sidomos në çerdhe e shkolla”, shtoi ajo.

Ndërkaq, ministrja është shprehur e indinjuar për rastin e dhunimit seksual të së miturës 11-vjeçare në Prishtinë.

“E dënoj fuqishëm aktin e tillë, duke bërë thirrje dhe duke pritur se reagimi i zinxhirit institucional të jetë i shpejtë dhe efikas në mbrojtjen e së miturës dhe zbatimin e procedurave ligjore për të dyshuarit. Vajzat dhe djemtë tanë kanë të drejtë të rriten në ambiente të sigurta. Në vitin e ri shkollor që po fillon, siguria dhe krijimi i ambienteve të sigurta për fëmijët do të jetë një nga top prioritetet”, ka deklaruar ajo.

BSPK: Grevat po zhvillohen pa probleme, shqetësues mbetet mosreflektimi i Qeverisë

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika