Nagavci kërkon nga organet e drejtësisë të marrin masa për sulmin seksual ndaj nxënëses në Deçan

Ministrja Nagavci ka bërë të ditur tre propozimet nga ana e saj dërguar në Ministrinë e Drejtësisë që të përfshihen në Kodin penal. Ajo ka theksuar se pret që propozimet e saj të gjejnë mbështetje në Kuvendin e Republikës së Kosovës

Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se pret nga organet e drejtësisë që ta trajtojnë rastin në Deçan si një me prioritet.

Me anë të një postimi në Facebook, Nagavci ka reaguar ndaj sulmit seksual të një nxënëseje në një shkollë në Deçan. Ajo ka bërë të ditur tre propozimet nga ana e saj dërguar në Ministrinë e Drejtësisë që të përfshihen në Kodin penal.

“E drejta për fëmijëri në mirëqenie është e drejtë e secilit fëmijë. E dënoj ashpër rastin e publikuar sot për sjellje të pahijshme ndaj një nxënëse në një shkollë të Deçanit. Pres që organet e drejtësisë ta trajtojnë këtë rast me prioritet dhe të merren masat e duhura. Është obligim i të gjithë neve që të sigurojmë ambiente të sigurta për fëmijët. Në mënyrë që të shmangen situata të tilla, si ministre, në vitin 2021 kam dërguar 3 propozime në Ministrinë e Drejtësisë që të përfshihen në Kodin penal. Propozimet kanë qenë: Ashpërsimi i dënimit për rastet e ngacmimit seksual ndaj fëmijëve, kualifikimi kësaj vepre penale në një paragraf të veçantë, duke saktësuar kryerjen e kësaj vepre ndaj fëmijëve, aplikimi i dënimit plotësues, me të cilin, ndalohet ushtrimi i profesionit që lidhet me punën e fëmijëve ndaj kryerësve të veprave të tilla”, ka thënë Nagavci.

Tutje, ministrja Nagavci ka theksuar se pret që propozimet e saj të gjejnë mbështetje në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Një mësimdhënës në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, dyshohet të ketë sulmuar seksualisht një nxënëse të klasës së shtatë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, personi i dyshuar me inicialet V.S., është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se e ka kryer veprën penale “Sulm seksual”.

Kështu ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika