Nagavci: Kosova qëndron në solidaritet të plotë, shpirtërisht e moralisht me popullin turk

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në librin e zisë të hapur në Ambasadën e Turqisë në Kosovë të premten ka shprehur ngushëllimet në emër të popullit të Kosovës për viktimat që humbën jetën në tërmetin tragjik që ka goditur Turqinë dhe Sirinë më gjashtë shkurt.
“Të hapur në Ambasadën e Turqisë në Kosovë, shpreha ngushëllimet e mia në emër të popullit të Kosovës për viktimat që humbën jetën në tërmetin i cili goditi Turqinë më 6 shkurt”, ka shkruar Nagavci në Facebook.
Tutje ka thënë se Kosova qëndron në solidaritet të plotë, shpirtërisht e moralisht.
“Ngushëllimet më të sinqerta për jetët e humbura tragjikisht, dhe shërim sa më të shpejtë të lënduarve. Në një kohë kaq të dhimbshme, me mendje e zemër jemi me popullin turk”, ka vijuar ajo.
Ndryshe deri më tani numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri është rritur në 22 mijë e 375.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika