Nagavci kritikon UP-në për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Drejtues nga ana e Senatit

Ministrja Nagavci ka treguar për anëtarët e Këshillit të Universitetit të Prishtinës si dhe për raportimet e fundit per organet e shkeljes në hulumtime dhe publikime

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në një konferencë për media ka treguar se gjatë zgjedhjeve të reja në Universitetin e Prishtinës, Senati me  zgjedhjen e anëtarëve të rinj për Këshillin Drejtues, kanë riprodhuar një situatë të vjetër.

Ajo ka thënë se anëtarët e propozuar nga MASHTI nuk janë të përfshirë në asnjë skandal ashtu siç janë anëtarët e propozuar nga ana e Senatit.

“Lakmia e individëve për të dominuar mbi Këshillin Drejtues prodhoi edhe koalicione dhe marrëveshje joparimore brenda Senatit akademik, pjesë e të cilës janë edhe menaxhmenti i lartë i Universitetit të Prishtinës, perfaqësuesit e stafit akademik dhe të studentëve”.

“E gjithë kjo reflektoi me një përfaqësim në Këshillin Drejtues me të cilin nuk mund të jemi të kënaqur si Ministri e Arsmit. Nuk është përfillur as veprimtaria akademike, as reputacioni, as angazhimi shoqëror i individëve, por vetëm interesat personale dhe interesat e grupeve të ngushta, për të vënë në kontoll organin më të lartë të qeverisë të universitetit”, është shprehur Nagavci.

Ajo tregoi se janë zgjedhur 5 anëtarë të Këshillit Drejtues nga radha e Senatit, prej të cilëve asnjë nuk ishte grua, përkundër faktit se mbi 60% e stafit të rregullt akademik të Universitetit të Prishtinës janë gra.

MASHTI distancohet krejtësisht nga ky proces zgjedhor dhe siguron opinionin se nuk ka bërë asnjë lloj ndikimi për asnjërin nga kandidatët që kanë garuar për anëtarë të Këshillit Drejtues.

“Aludimit se ne kemi ushtruar ndikim përmes një organizate studentore janë, jo vetëm të papërgjegjshme, por nuk kanë asnjë bazë dhe janë madje edhe tendecioze. Është shumë e qartë në shprehjen e qëndrimit tim, e kam thënë edhe javën e kaluar në raport me rolin e përfaqësuesve studentorë, të gjithëve pa përjashtim, në këtë proces zgjedhor. Me këtë rast ju rikujtoj se vitin e kaluar kam emëruar 4 anëtarë të Këshillit Drejtues ashtu siç më ka takuar ligjërisht, të cilët e përfaqësojnë Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Këshillin Drejtues të Universitet të Prishtinës”, ka thënë ajo.

“Të katërt, këta persona të emëruar nga unë janë persona me integritet të lartë personal e profesinonal dy nga ta janë gra dhe janë jashtë çdo organizimi partiak si dhe janë emra të cilët nuk i gjeni të lakuar dhe asnjë skandal siç ka ndodhur nga të sapoemëruarit nga ana e senatit, gjegjësisht nga stafi përfaqësues akademik i Universitetit të Prishtinës” ka theksuar Nagavci.

Ajo, gjithashtu, tregoi se anëtarët në Ministrinë e Arsimit të cilët i ka zgjedhur ajo kanë punuar me një përkushtim të madh për përmirësimin e gjendjes në universite dhe do të vazhdojnë të punojnë kështu deri në mandatin e tyre.

E çështja tjetër të cilën e ka diskutuar Ministrja Nagavci kanë qenë rastet e raportuara për shkelje të etikës në hulumtime e publikime, që me rregulloren përkatëse të universitetit definohen si shkelje e rëndë e sjelljes disiplinore.

“Adresimi i raportimeve të kësaj natyre nga ana e këshillit të etikës i cili ka shqiptuar masa ndaj dy anëtarëve të stafit akademik, mirëpo duhet të kemi parasysh se masa të tilla duhet të kenë efekte parandaluese në të ardhmen, si dhe të reflektojnë një distancim të qartë të komunitetit akademik nga shkeljet e tjera etike ne hulumtime dhe publikime. Andaj, duhet të kemi kujdes dhe duhet të kërkojmë një vëmendje të plotë që masat që shqiptohen të jenë proporcionale edhe me shkelje disiplinore e që besoj që do të trajohet edhe në procedurën e mëtutjeshme”, shtoi ajo

Gjithashtu, ajo ka treguar se Ministria e Arsimit ka politika të qarta për sigurimin e integritetit akademik, të cilat do të reflektohen edhe në projektligjin e ri për arsimin e lartë, ku tha se arsimi i lartë është gati edhe do të dalë në diskutim publik, ku përveç këshillave etike të cilat ekzistojnë në fakultetet publike, parashihet edhe krijimi i një komuniteti etik në nivel qëndror, i cili do të ketë një rol të spikatur për sigurimin e normave etike në institucionet në arsimin e lartë.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci

“Përveç këtyre në buxhetin e vitit 2023 ne kemi ndarë një shumë prej 150 mijë eurosh për zhvillimin e  një softuerit antiplagjiatur, i cili do të vihet në dispozicion për të gjitha institucionet e arsimit të lartë. Është në misionin e organeve drejtuese të instiucioneve të arsimit të lartë të vihen në mbrojtje të plotë të integritetit akademik, përveç tjerash duke adresuar në mënyrë efektive edhe raportimet për shkelje eventuale ”, ka thënë ministrja.

Gjithashtu, ajo tregoi se i ka derguar edhe një shkresë edhe kryetarit të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës që organi më i lartë drejtues i universitetit t’i adresojë të gjitha shqetësimet për shkeljen e standardeve të ndershmërisë akademike nga ana e një anëtari të sapozgjedhur në Këshillin Drejtues.

“Pres që Këshilli Drejtues ta trajtojë me prioritet  këtë kërkes duke e proceduar lëndën për shqyrtim për Këshillin e etikës, dhe pres që Këshilli i etikës po ashtu të trajtojë me prioritet dhe të sigurohet si çdo vendim, si dhe të merren me rastet e evidentimit  të shkeljeve eventuale. Masat të jenë në proporcion me çështjen e cila është adresuar”, ka shtuar Nagavci.

 

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika