Nagavci kritikon zgjedhjet në UP, thotë se nuk pati ndryshime pozitive

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, ka thënë se zgjedhjet në Universitetin e Prishtinës,  dëshmuan mungesën e kapacitetit përbrenda këtij institucioni për ndryshime pozitive

Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka dhënë kritika për mënyrën e përzgjedhjes së pesë anëtarëve të Këshillit Drejtues që vinë nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Sipas saj, zgjedhjet kanë treguar se brenda UP-së, nuk ka kapacitete për ndryshime pozitive.

“Në anën tjetër 5 anëtarë të Këshillit Drejtues vinë nga Universiteti, të cilët u zgjodhën sot. Kjo përbërje manifeston nivelin e organizimit të brendshëm dhe frymën dominuese në këtë institucion. Fatkeqësisht zgjedhjet në Universitet edhe kësaj here dëshmuan mungesën e kapacitetit përbrenda këtij institucioni për ndryshime pozitive”, ka thënë ajo përmes një reagimi në Facebook.

Nagavci, ka mohuar se Qeveria apo Ministria e Arsimit, ka ndikuar në përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues.

Universiteti i Prishtinës

Ajo ka bërë të ditur, se i kanë dërguar katër emra, të cilat sipas saj kanë integritet profesional, dhe se 50% e tyre janë gra.

“Siç dihet Ministria e Arsimit dërgon 4 anëtarë për Këshilli Drejtues, prej të cilëve jemi munduar të bëjmë më të mirën, me ç’rast kemi dërguar anëtarë me integritet e kredibilitet profesional e personal, prej tyre 50% gra, të cilët angazhohen çdo ditë që gjendja në këtë Universitet të ndryshojë për të mirë”, ka thënë ajo.

“Një qeveri për herë të parë nuk ndërhynë fare dhe vendos të respektojë autonominë e Universitetit dhe kjo duket se është kostoja e rëndë e një sjelljeje normale qeveritare”, ka vijuar reagimi i saj.

Në fund, ministrja Nagavci, ka thënë se ministria e saj, synon që Universitetin e Prishtinës, ta bëjnë vend të dijës dhe jo vend ku zhvillohet korrupsioni dhe klientelizmi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika