Nagavci merr pjesën në 55-vjetorin e Institutit të Historisë, kërkon themelimin e depertamenteve të reja

Minsitrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka marrë pjesë në 55-themelimin e Institutit të Historisë dhe ka kërkuar themelimin e depertamenteve të reja që studiojnë tema specifike si për shembull çështjet e luftës

Minsitrja e Arsimit, Arbërie Nagvci





Minsitrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se ka marrë pjesë në 55-vjetorin e themelimit të Institutit të Historisë.

“Instituti i Historisë ka krijuar studiues e historianë të rinj, të cilët kanë arritur të ecin në një hap me kolegët e tyre bashkëkohorë dhe sot punojnë në tematika interesante e atraktive, duke e pozicionuar Institutin edhe në sferën ndërkombëtare të institucioneve shkencore”, ka thënë Nagavci.

Ministrja Nagavci është shprehur se ndonëse Instituti i Histroisë gjatë kësaj periudhe ka karakter të një institucioni të studimeve historike kombëtare, “atë e shohim si pasuri e projekt kombëtar”, dhe sipas saj në të ardhmen e afërt duhet të rritet numri i departamenteve të studimeve.

Foto e postuar në llogarinë e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci

“Sot kemi shumë studiues, historianë, me shkollim e përgatitje adekuate, të cilët do të ishin të aftë të kontribuonin në studimet historike sipas strategjisë së këtij Instituti”, është shprehur Nagavci.

Tutje ministrja e Arsimit ka theksuar se “është koha të flasim edhe për themelimin e departamenteve që në fokus të studimit kanë tema specifike si çështja e luftës, shtetndërtimit e dhunës gjenocidale, pa pasur kufizime vetëm brenda kufijve periodik”.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika