Nagavci mirëpret deklarimin e mësimdhënësve që nga e hëna të fillojë procesi mësimor

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagvci, ka thënë se me rast të pezullimit të grevës, Drejtoritë Komunale të Arsimit duhet të marrin të gjitha masat që të hënën gjithçka të jetë gati për të filluar mësimin në shkolla e puna në çerdhe, pa asnjë pengesë

Minsitrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci





Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka mirëpritur deklarimin e mësimdhënësve që nga e hëna të fillojë procesi mësimor.

Nagavci ka thënë se Drejtoritë Komunale të Arsimit duhet të marrin të gjitha masat që të hënën gjithçka të jetë gati për të filluar mësimin në shkolla e puna në çerdhe, pa asnjë pengesë.

Ministrja e Arsimit ka ftuar prindërit, mësuesit e udhëheqësit e shkollave për bashkëpunim të shtuar.

“Kalendari i Vitit Shkollor duhet të ndryshohet, andaj menjëherë të hënën, dt.3 tetor, do të formojmë grupin punues për të rishikuar këtë Udhëzim Administrativ. Do të vazhdojmë punën me intensitet të shtuar në përmirësimin e legjislacionit për licencimin e mësimdhënësve, vlerësimin e performancës dhe realizimin e shtesës së performancës”.

“Do të vazhdojmë vizitat e takimet në komuna e shkolla për të dëgjuar e adresuar secilën brengë e ide të nxënësve, mësuesve, prindërve e udhëheqësve të shkollave”, ka shkruar mnistrja Nagavci në Facebook.

Nagavci ka shtuar se “si Qeveri e Ministri e Arsimit do të vazhdojmë të kemi në vëmendje përmirësimin e kushteve të punës në çerdhe e shkolla, ofrimin e mundësive të barabarta për nxënësit e studentët”.

Ajo ka thënë se në Projekligjin e ri për Paga, punëtorët e arsimit për herë të parë janë trajtuar dinjitetshëm dhe do të kenë koeficientin më të lartë se që e kanë pasur ndonjëherë.

“Me këtë rast, ftoj të gjithë mësimdhënësit që të japin kontributin e tyre me komente e sugjerime, që të kemi një Projektligj sa më të mirë për pagat”.

Nagavci ka shtuar se është e hapur për dialog social, angazhim të përbashkët në përmirësim të kushteve të punës, rezultateve në arsim si dhe avancim të pozitës së mësimdhënësve.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagvci, ka falënderuar “të gjitha edukatoret, mësueset e mësuesit, arsimtarët, drejtorët/eshat që kanë vendosur të jenë me nxënësit e tyre në vendet e punës”.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, këtë të shtunë ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet ta dijë se greva nuk po përmbyllet, por po pezullohet deri në janarin e vitit 2023.

Një gjë e tillë është konfirmuar nga vetë Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës(BSPK) të shtunën e 1 tetorit. Jasharaj ka thënë se shpreson që Qeveria t’i marrë këto si kohë, për të realizuar një dialog të mirëfilltë, ashtu që greva të mos përsëritet.

“Duke u bazuar në ligjin për grevat i cili autorizon BSPK-në, konstatoj se Këshilli Grevist i BSPK-së ka autorizimin të shpallë pezullimin e grevës së përgjithshme deri në vitin 2023. Uroj që Qeveria të marrë mësim të qartë dhe të mos e marrë si deklarim për fitore sepse nuk ka fituar askush”, ka thënë Jasharaj, gjersa ka deklaruar se vazhdimi i mëtejshëm i grevës dëmton rëndë procesin mësimor.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika