Nagavci njofton se në disa shkolla në Kosovë po mbahet mësim, përfshirë edhe në Prishtinë

Në disa shkolla në Prishtinë dhe në vende të tjera të Kosovës, procesi mësimor po zhvillohet normalisht, ka njoftuar ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se në disa shkolla, duke përfshirë edhe disa prej tyre në kryeqytet, procesi mësimor po zhvillohet normalisht.

Kështu ka bërë të ditur ajo, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, teksa ka treguar se vijimin e procesit mësimor e ka parë nga afër gjatë vizitës së saj me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në disa nga shkollat që hapën dyert për nxënësit.

“Me kryeministrin ishim në Qendrën e Kompetencës ‘Shtjefën Gjeçovi’ në Prishtinë, ku procesi mësimor është duke u zhvilluar normalisht. Po ashtu, kam vizituar shkollën ‘Faik Konica’ në kryeqytet ku disa mësimdhënës janë duke mbajtur mësimin. Zëvëndësministri Dukagjin Pupovci ka vizituar Qendrën burimore ‘Përparimi’ në të cilën gjithashtu ka nisur procesi mësimor”, ka shkruar ajo.

“Mësimi po mbahet në disa klasa e shkolla të ndryshme si Prishtinë, Podujevë, Mitrovicë, Vushtrri, Pejë, Deçan, Gjilan, Kamenicë,Gjakovë, Ferizaj, Shtime etj.

Ndonëse shumica e mësimdhënësve janë në grevë, kemi edhe mësimdhënës të cilët janë bashkë me nxënësit duke mbajtur mësimin”, shtoi Nagavci.

Ministrja e këtij dikasteri e ka ripërsëritur thirrjen e saj ndaj mësimdhënësve, që ta ndëpresin grevën dhe t’iu kthehen punës.

“Ashtu siç kemi edhe prindër të cilët po i dërgojnë fëmijët në shkollë ndonëse mësimdhënësit nuk po mbajnë mësim. Si ministre e Arsimit edhe një herë ftoj të gjithë mësimdhënësit që të kthehen në shkolla pranë nxënësve të tyre e të fillojnë mësimin. Që nga fillimi i mandatit jemi duke u angazhuar shumë që të përmirësojmë kushtet e punës në shkolla”, shkroi Nagavci.

Ndryshe, Kurti ka thënë se e vetmja zgjidhje për të dalë nga gjendja aktuale në arsim është ndërprerja e grevave nga mësimdhënësit dhe nisja e procesit mësimor për vitin e ri shkollor.

Gjatë vendosjes së gurthemelit të shkollës “Ilir Konushevci” në Podujevë, Kurti tregoi për masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës në mënyrë që t’u dilet në ndihmë qytetarëve të vendit, duke përfshirë edhe mësimdhënësit.

“Nga kjo situatë duhet të dilet duke nisur mësimi për nxënësit, duke shkuar mësimdhënësit dhe nxënësit në shkolla. Nuk zhvillohet vendi pa arsimim”, është shprehur ai.

Ndërkaq, Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se nuk do të heqin dorë nga greva dhe se e njëjta po vazhdon të mbahet.

Ai e ka ripërsëritur thirrjen e tij kundrejt institucioneve përkatëse të Kosovës, veçanërisht, ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të ulet të dialogojë në mënyrë që të arrihet një zgjidhje.

“Greva po vazhdon dhe është unike. Ajo që bie në sy dhe që nuk është e mirë, në vend të dialogut, Qeveria në përgjithësi po humb kohë, orë duke shëtitur nga një komunë në tjetrën, por edhe duke vizituar ndonjë shkollë”, ka thënë Rrahmani në një konferencë për media, teksa shtoi se “dialogu është çelësi i zgjidhjes së kësaj çështjeje”.

Jasharaj ka thënë se janë në pritje të thirrjes së kryeministrit Kurti, i cili sipas tij, duhet të ndërrojë qëndrimin ndaj sindikatave.

“Edhe SBASHK edhe sindikatat e tjera janë në pritje të dialogut dhe deklarata e ministres Nagavci se dyert janë të hapura, por SBASHK nuk po bën dialog janë sa për të krijuar një porosi të gabuar. Dyert le të jenë të hapura, por ne vazhdimisht në të kaluarën jemi takuar me të e tash nuk po ka kohë se po shkon në vizita e shëtitje, por për t’u takuar me ne, duhet të kemi shkresë, ftesë dhe orë të caktuar sepse ne nuk jemi në situatë që të shkojmë të ministria e të presim e orë të tëra”.

“Një letër më shumë se kurrë po e presim nga kryeministri Kurti, i cili duhet ta ndërrojë qëndrimin ndaj sindikatave dhe ta lexojë ligjin e grevave”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika