Nagavci: Nxënësit e prekur nga vërshimet do të njoftohen nëse do të mbahet mësimi të hënën

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka reaguar për vërshimet në disa komuna, të cilat kanë pamundësuar mbajtjen e procesit mësimor në disa shkolla, duke thënë se këtë të premte, zyrtarët e MAShTI-it, kanë qëndruar në disa shkolla për të parë nga afër gjendjen e krijuar për shkak të reshjeve, si dhe dëmet e shkaktuara në objekte shkollore

Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

Për shkak të reshjeve të mëdha që kanë sjellë vërshime në disa komuna, është pamundësuar mbajtja e procesit mësimor në disa shkolla.

Për këtë ka reaguar ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila ka njoftuar se të premten e 20 janarit, zyrtarët e MAShTI-it, kanë qëndruar në disa shkolla për të parë nga afër gjendjen e krijuar për shkak të reshjeve, si dhe dëmet e shkaktuara në objekte shkollore.

“Si Ministri jemi duke e përcjellë me kujdes të veçantë situatën dhe në kontakt të vazhdueshën me institucionet përgjegjëse për menaxhimin e situatave emergjente si dhe drejtorët e DKA-ve ndërsa do të ju informojmë me kohë për ditën e hënë”, ka thënë Nagavci.

Nagavci ka shtuar se bazuar në të dhënat e MASHTI-it, komunat të cilat nuk kanë mbajtur mësim këtë të premte janë: Podujevë, Viti, Mitrovicë, Skenderaj, Pejë, Istog, Klinë, dhe Zubin Potok.

Po ashtu Minstrja Nagavci ka theksuar se komunat të cilat kanë raportuar që nuk kanë dëme dhe mësimi është mbajtur në të gjitha shkollat janë: Prishtinë, Fushë Kosovë, Drenas, Ferizaj, Shtime, Lipjan, Hani i Elezit, Kaçanik, Gjakovë, Rahovec, Malishevë, Gjilan, Kamenicë, Novobërdë, Vushtrri, Deçan, Prizren, Suharekë, Junik, Dragash, Mamushë, Leposaviq, Zveçan.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika