Nagavci për armët në shkolla: DKA-të duhet të jenë më të përgjegjshme

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ia ka lënë një pjesë të fajit Drejtorive Komunale të Arsimit, për praninë e armëve në shkolla

Ministrja e MASHTI-it, Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e ka përgëzuar Policinë e Kosovës, për aksionin e realizuar të premten, ku janë sekuestruar sasi e konsiderueshme e armëve në afërsi të shkollave në qytetin e Ferizajt.

Ajo ka theksuar, se çështjen e sigurisë në shkolla janë duke e trajtuar me prioritet dhe se për këtë gjë e kanë themeluar “Forumin Nacional për Shkolla Miqësore”, i cili sipas saj “do të përcjellë situatën e sigurisë, rritjes së mirëqenies dhe zhvillimit të shëndetshëm të fëmijëve/nxënësve në shkolla me qëllim të këshillimit, vlerësimit dhe orientimit të veprimeve të integruara ndërinstitucionale”.

Sipas Nagavcit, menaxhmentet e shkollave dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit, duhet të jenë më të përgjegjshme.

“Megjithatë, roli i mësimdhënësve në edukim është kyç, duke qenë se janë ata pika e parë e kontaktit me fëmijët në shkollë. Por, menaxhmentet e shkollave dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit, duhet të jenë më të përgjegjshme dhe të adresojnë shqetësimet që kanë të bëjnë me sigurinë e nxënësve”, ka thënë ministrja Nagavci.

Tutje Nagavci, ka theksuar rolin e familjes tek edukimi i fëmijëve të tyre, sipas saj, një raport i shëndoshë do ta përmirësonte gjendjen e krijuar në teren.

Armët e sekuestruara rreth shkollave në qytetin e Ferizajt

Ndryshe, të premten gjatë një aksioni policor në Ferizaj, “Janë bastisur dhe kontrolluar disa lokale, shtëpi dhe objekte përcjellëse, ku si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: pesë armë zjarri (pistoleta), armë të gjata gjysmëautomatike dy, sasi e municionit, 40 copë thika kryesisht të nxënësve të shkollave të mesme, boksa metali – 10 copë, te nxënësit e shkollave të mesme, mulli për bluarje të marihuanës- gjashtë copë, shufra metali- katër copë, elektro shok – një copë”.

Armë automatike, e sekuestruar rreth shkollave të Ferizajt

Konfiskohen armë zjarri, boksa metali dhe thika në shkollat e Ferizajt

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika