Nagavci për ENQA: Hap pas hapi po përmirësojmë dëmet e shkaktuara nga ndërhyrjet partiake të qeverive të kaluara

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se anëtarësimi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), është një lajm shumë i mirë dhe hap shumë me rëndësi, njëashtu ajo kritikoi qeveritë e kaluara duke thënë se kishte ndërhyrje politike prandaj nuk ndodhi një akreditim i tillë

    Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit





    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social facebook lidhur me anëtarësimin e AKA-së në ENQA, gjë të cilën e cilësoi si lajm shumë të mirë, njëashtu theksoi se qeveria aktuale po përmirëson dëmet e shkaktuara nga ndërhyrjet partiake të qeverive të kaluara.

    “Tre vite më parë, për shkak të ndërhyrjeve politike të qeverisë PAN, Kosova ishte përjashtuar nga ENQA, tani tri vite pas po ecim para edhe në këtë drejtim”, ka shkruar Nagavci.

    Nagavci e quajti këtë një arritje të jashtëzakonshme dhe garanci kredibile për cilësinë e arsimit të lartë.

    Ky vendim sipas ministres lehtëson procesin e shkëmbimit të studentëve dhe profesorëve në vendet evropiane dhe më gjerë.

    “Kjo është një e arritur e jashtëzakonshme nga e cila do të përfitojnë studentët, të diplomuarit, komuniteti akademik dhe shteti i Kosovës në përgjithësi. Vendimi i sotëm është një garanci kredibile për cilësinë në arsimin e lartë dhe lehtëson procesin e njohjes së diplomave të studentëve dhe të diplomuarve në vendet evropiane. Po ashtu, ky vendim lehtëson procesin e shkëmbimit të studentëve dhe profesorëve me vendet evropiane dhe më gjerë”, thuhet në postimin e ministres Nagavci.

    Tutje ajo ka falënderuar për bashkëpunim dhe punë të palodhshme Agjencinë e Akreditimit, Këshillin Shtetëror të Cilësisë, institucionet qeveritare dhe komunitetin e donatorëve.