Nagavci për keqpërdorimet me librat amëz: Kjo çështje të trajtohet me prioritet

Sa i përket keqpërdorimeve të librave amëz, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se do të hapen hetime rreth kësaj çështjeje

Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit

Nagavci përmes një postimi është shprehur se keqpërdorimi i librave amëz është një tjetër betejë me keqpërdorues, sipas kjo betejë ka të bëjë në lidhje me procesin e librave amëz që si rezultat i kësaj kanë pësuar dhjetëra-mijëra studentë të cilët i kanë vijuar studimet në Institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë.

“Këta studentë për shumë vite nuk kanë mundur t’i verifikojnë diplomat e tyre për punësim dhe vazhdim të studimeve, për shkak se shumica e tyre, kanë rënë pre e mashtrimeve,” ka shkruar Nagavci.

Ministrja  e Arsimit ka treguar se ka kërkuar nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion e Policisë së Kosovës që të zhvillojë hetime në lidhje me këtë çështje.

Një numër i madh i dokumenteve është vënë në dispoziocion të policisë që për qëllim kanë që të hetohen.

Nagavci ka kërkuar nga Njësia e Policisë së Kosovës që konform legjislacionit në fuqi ta informojnë për procesin hetimor të deritanishëm në lidhje më këtë proces.

Sipas Nagavcit kjo çështje duhet trajtuar me prioritet dhe përgjegjësitë të sillen para drejtësisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika