Nagavci për rektorin e ri të UP-së: Ashtu siç kemi premtuar, i gjithë procesi i përzgjedhjes ka qenë transparent e i bazuar në meritokraci

“Ashtu siç kemi premtuar, i gjithë procesi i përzgjedhjes ka qenë transparent e i bazuar në meritokraci”, kështu e ka cilësuar zgjedhjen e rektorit të ri të UP-së, Qerim Qerimi

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thëne se zgjedhja e rektorit të ri të Universitetin të Prishtinës ka qenë sic kanë premtuar.

Zgjidhet rektori i ri i UP-së

Pra, sipas saj i gjithë procesi i përzgjedhjes ka qenë transparent e ti bazuar në meritokraci.

“Universiteti i Prishtinës nga sot ka një rektor të ri. Me 6 vota për, rektor i UP-së është zgjedhur profesori Qerim Qerimi. Ashtu siç kemi premtuar, i gjithë procesi i përzgjedhjes ka qenë transparent e i bazuar në meritokraci”, ka shkruar Nagavci.

Ajo tha se për herë të parë është krijaur një praktikë që do të transformojë mënyrën e zgjedhjes së rektorit dhe mbarëvajtjen e punës në UP.

Nagavci tha se një rektor i zgjedhur sikur se si u zgjodh gjatë ditës së hënë, Qerim Qerimi, do të jetë në gjendje të ndërkombëtarizojë UP-në.

“Për herë të parë kemi krijuar një praktikë që do të transformojë rrënjësisht mënyrën e zgjedhjes së Rektorit si dhe mbarëvajtjen e punës në Universitetin e Prishtinës. Vetëm një Rektor i zgjedhur në këtë formë  do të jetë në gjendje të ndërkombëtarizojë UP-në, ta garantojë: hapjen e pozitave të reja për staf akademik të mirëpërgatitur, të zbatojë një reformë strukturore të rekrutimit të stafit elitar akademik për secilën pozitë të lirë në UP (që aktualisht mbahen ‘peng’ kundërligjshëm)”, ka shtuar Nagavci .

Ajo tha se UP meriton të shndërrohet në mjedis akademik ku mbizotëron cilësia intelektuale ashtu siç e meriton ky institucion me rëndësi jetike për Kosovën.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika