Nagavci për Seniha Spahiun: Njeri i përkushtuar për punën dhe dashurinë ndaj profesionit

Ministrja e Arsimit në Rapublikën e Kosovës, Arbërie Nagavci, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të profesoreshës së muzikës, Seniha Spahiu, duke thënë që puna e saj shumëvjeçare në edukimin muzikor të gjeneratave do të jetë shembull për të gjithë

Seniha Spahiu, Profesoreshë e muzikës

Minstrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të profesoreshës së muzikës, Seniha Spahiu.

“Na pikëlloi pa masë lajmi se profesoresha e njohur e muzikës, Seniha Spahiu, ka ndërruar jetë”.

“Profesoresha Spahiu ka punuar si mësimdhënëse e muzikës në të gjitha nivelet e arsimit për të mbetur kështu në kujtesën e shumë gjeneratave si një njeri i përkushtuar për punën dhe për dashurinë ndaj profesionit”, ka shkruar Nagavci në llogarinë e saj në Facebook.

Puna e saj shumëvjeçare në edukimin muzikor të gjeneratave do të jetë shembull për të gjithë, ka thënë ministrja.

“Vepra e saj në përgatitjen e pedagogëve të muzikës, tekstet shkollore e universitare, puna kërkimore në këtë fushë, si dhe vlerat e saj njerëzore, do të jenë frymëzuese përgjithmonë për ne dhe gjeneratat që vijnë”, ka vijuar më tej.

Ndërsa, profesoresha universitare, Besa Luzha, ndarjen nga jeta të ish-profesoreshës së saj, përmes një postimi në Facebook ka thënë se, Spahiu ishte një zonjë e pashoqe, intelektuale, model i aspiruar i gruas së arsimuar shqiptare.

“Lajm i hidhur në këtë ditë vjeshte. Profesoresha jonë e dashur na la. Ajo që mbolli në mua e te shumë studentë të tjerë dashurinë për edukimin muzikor, dashurinë e saj të çmueshme”, ka shkruar Luzha.

Ndryshe, Profesoresha e Muzikës, Seniha Spahiu, ka vdekur të shtunën e 1 tetorit në moshën 86-vjeçare.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika