Nagavci për tekstet shkollore: I kemi përfunduar procedurat e pagesës për grupin e parë të aplikuesve

"Sot kemi përfunduar procedurat e pagesës për grupin e parë të aplikuesve që kanë aplikuar deri më datë 29 gusht për furnizim me tekste shkollore dhe materiale mësimore e që janë mbi 81 mijë përfitues", ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Nagavci

Minsitrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se kanë përfunduar procedurat e pagesës për grupin e parë që ka aplikuar deri më 29 gusht për furnizim me tekste shkollore.

Përmes një postimi në Facebook, Nagavci ka bërë të ditur se deri më tani janë mbi 81 mijë përfitues, ndërsa numri i aplikimeve në tërësi është mbi 115 mijë.

“Sot kemi përfunduar procedurat e pagesës për grupin e parë të aplikuesve që kanë aplikuar deri më datë 29 gusht për furnizim me tekste shkollore dhe materiale mësimore e që janë mbi 81 mijë përfitues. Numri i tërësishëm i aplikimeve deri tani është mbi 115 mijë dhe pjesa e mbetur do të trajtohen me grupin e radhës”, ka shkruar Nagavci.

Nga të gjitha këto aplikime, Nagavci ka theksuar se janë identifikuar vetëm 75 raste me gabime për të cilat prindërit do të njoftohen për rishikimet e nevojshme.

“Sikurse kemi njoftuar edhe më herët, aplikimi do të jetë i hapur gjatë gjithë muajit shtator në mënyrë që të sigurohemi që asnjë nxënës për çfarëdo arsye të mos mbetet pa tekste shkollore. Ju sigurojmë se çdo rast i adresuar do të trajtohet me prioritet dhe do të ofrohet ndihma e nevojshme për aplikim dhe përfitim të këtyre mjeteve”, ka vijuar ajo.

Ndryshe, Ministria e Arsimit ka marrë vendim që të subvencionojë blerjen e librave shkollore me 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5.

Kurse për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9, të cilët tashmë i kanë të siguruara tekstet mësimore, do të ndahen 30 euro si mbështetje për materiale të tjera shkollore.

Pas këtij vendimi është publikuar linku në platformën E-Kosova, link ky në të cilin prindërit mund të aplikojnë për subvencionim të teksteve shkollore për fëmijët.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika