Nagavci për vrasjen e 63-vjeçares: Të kujdesemi më shumë që ngjarje të tilla të mos ndodhin

Në komunikatën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë thuhet se burri me inicialet I.G i cili u vetëdorëzua në polici, dyshohet se me sëpatë e ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij. Lidhur me rastin, ka reaguar edhe ministrja Nagavci, e cila ka thënë se duhet punuar në edukimin e fëmijëve, vajzave dhe djemve që e ardhmja të jetë e sigurt

Ministria e Arsimit, Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se institucionet e vendit krahas akterëve të tjerë, duhet të kujdesen më shumë që ngjarje si ajo e së premtes të mos ndodhin.

Përmes një postimi në Facebook, ministrja Nagavci ka thënë se ajo çka e bën më të rëndë rastin është vetë fakti se tashmë e ndjera ishte mësuese.

“Ky lajm i rëndë, erdhi në kohën kur në shkollat e Kosovës, ora e parë e mësimit po i dedikohej parandalimit të dhunës ndaj gruas, si pjesë e Kampanjës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”. Këtë rast, e bën edhe më të rëndë fakti se kjo grua që u vra sot ishte mësimdhënëse në një shkollë të kryeqytetit dhe do të mungojë sot e përgjithmonë te nxënësit e saj. Vrasja e grave është një nga temat më të dhimbshme të shoqërisë sonë. Prandaj, ne si institucione, bashkë me të gjithë akterët e tjerë, të kujdesemi më shumë, që ngjarje të tilla të mos ndodhin”, ka deklaruar Nagavci, gjersa ka shtuar, “të punojmë sot që t’i edukojmë fëmijët tanë, vajzat e djemtë, se e ardhmja do të jetë e sigurtë vetëm si të barabartë”.

Pas lajmit për një vrasje në Prishtinë, të cilën Policia e Kosovës e ka cilësuar si të rëndë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dalë me detaje tronditëse.

Në komunikatën e tyre thuhet se burri me inicialet I.G i cili u vetëdorëzua në polici, dyshohet se me sëpatë e ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij.

Prokuroria ka bërë të ditur se burri është ndaluar nën dyshimet për vrasje të rëndë.

Prokuroria jep detaje, dyshohet se burri e vrau gruan e tij me sëpatë

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika