Nagavci: Projektligji për tekste shkollore, me interes për zhvillimin e arsimit parauniversitar

Ministrja e dikasterit të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se aprovimi i projektligjit për tekste shkolle është me interes të veçantë për zhvillimin e sektorit të arsimit parauniversitar në Kosovë dhe zbatimin e strategjisë së arsimit 2022 - 2026

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, lidhur me mbledhjen e sotme të grupit punues të projektligjit për tekste shkollore, ka thënë se janë diskutuar komentet e pranuara deri në këtë fazë të shqyrtimit.

Nagavci ka thënë se ky projektligj paraqet legjislacionin thelbësor për sigurimin e cilësisë në arsim në Kosovë dhe, sipas saj, është shumë i rëndësishëm sa i përket arritjes së synimeve për sigurimin e teksteve cilësore për fëmijët tanë.

Ajo ka thënë se aprovimi i këtij projektligji është me interes të veçantë për zhvillimin e sektorit të arsimit parauniversitar në vend dhe zbatimin e strategjisë së arsimit 2022 – 2026.

Nagavci ka thënë se risitë në këtë projektligj janë:

-Aplikimi me dorëshkrime drejtpërdrejt nga autorët dhe përkrahjen e tyre të vazhdueshme përmes ngritjes së kapaciteteve;

-Sigurimi i recensentëve kompetentë e llogaridhënës që do t’i nënshtrohen programit të ngritjes së kapaciteteve dhe në fund, procesit të certifikimit;

-Pilotimi i teksteve shkollore gjatë përgatitjes teknike që i paraprinë vendimit për botim;

-Rishikimi i vazhdueshëm të teksteve shkollore, të hapur për komente nga të gjithë akterët relevantë dhe përgjatë gjithë vitit;

-Në linjë me qëllimin tonë strategjik të digjitalizimit në arsim, me këtë projektligj kemi rregulluar edhe mundësitë për ofrimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore digjitale.

“Falenderoj të gjitha palët për kontributin e dhënë në këtë projektligj dhe ftoj deputetët që të mbështesin dhe miratojnë këtë projektligj i cili është determinues për rritjen e cilësisë së teksteve shkollore”, ka thënë ndër të tjerash Nagavci.

Kujtojmë që në këtë mbledhje ka pasur shumë polemika mes pozitës dhe opozitës, ku kjo e fundit ka akuzuar këtë projektligj, duke thënë se i njëjti është “i vjedhur dhe i kontrabanduar”.

Lexo më shumë: “I vjedhur e i kontrabanduar”, opozita kundërshton mbledhjen e Grupit Punues për Projektligjin e teksteve shkollore

Për t’u informuar më shumë lidhur me këtë temë, mund t’i lexoni lajmet si më poshtë:

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika