Nagavci: Sfidat në arsim s’do të jenë të pakta, por do t’i tejkalojmë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se "arsimi është mundësi dhe burim i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik e shoqëror të Kosovës"

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në punëtorinë e përbashkët me ministrat dhe kabinetet qeveritare të organizuar nga Zyra e Kryeministrit, ka thënë se arsimi është mundësi dhe burim i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik e shoqëror të Kosovës.

Nagavci ka thënë se Kosova “është shoqëri konkurrente e dijes, me mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët për t’i kontribuar zhvillimit socio-ekonomik” dhe se misioni i tyre është zhvillimi i arsimit, shkencës dhe inovacionit duke u bazuar në cilësi, qasje gjithëpërfshirëse dhe llogaridhënie.

Nagavci ka shtuar se qëllimet strategjike janë arsimi cilësor gjithëpërfshirës dhe i digjitalizuar, harmonizimi i arsimit dhe aftësimit profesional me kërkesat e tregut të punës, menaxhimi efektiv i sistemit të arsimit në të gjitha nivelet, arsimi i lartë me cilësi dhe integritet, në harmoni me standardet ndërkombetare, dhe përmirësimi i mjedisit për kërkime dhe inovacion.

Minsitrja Nagavci ka theksuar se rezultatet që synojmë të arrijmë gjatë vitit 2023 janë miratimi i politikave kyçe që “çojnë përpara” qëllimet e tyre strategjike.

“Sfidat s’do të jenë të pakta, por do t’i tejkalojmë përmes realizimit të planit për përshpejtim të procedurave administrative, komunikimit më efikas, zbatimit të politikave qendrore e plotësimit të vendeve të lira të punës”, ka potencuar Nagavci.

Tutje ajo është shprehur se është e bindur se do të përballen “me sukses” me sfidat dhee do t’i realizojnë rezultatet e synuara, “sepse arsimi është pika ku duhet dhe do të jemi bashkë”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika