Nagavci: Shpërndarja e teksteve shkollore ka filluar

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se Ministria e Arsimit në koordinim me komunat dhe Drejtoritë komunale të arsimit i ka bërë gati të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor në shtator

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se shpërndarja e teksteve shkollore ka filluar nëpër shkollat e komunave të Kosovës.

Përmes një konference për media, Nagavci ka thënë se Ministria e Arsimit në koordinim me komunat dhe Drejtoritë komunale të arsimit i ka bërë gati të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor në shtator.

“Angazhimi ynë është shumëdimensional”, ka thënë Nagavci.

Ndër të tjera, ajo ka bërë të ditur se nxënësit e klasëve të para e deri te të nëntat do të pajisen me artikuj të rinj shkollor, të cilët do të përcillen pas çdo viti nëse janë të përdorshëm, pa anashkaluar furnizimin me artikuj të rinj çdo vit.

Ministrja Nagavci ka folur edhe për grevat që janë paralajmëruar në fillimin e procesit mësimor në shtator.

Gjersa e ka cilësuar si të papranueshme grevën e paralajmëruar, ajo ka thënë se mosmbajtja e mësimit i dëmton nxënësit.

“Kërkesat për kushte më të mira të punës, këto që i përmenda janë vetëm disa nga veprimet që të lehtësohet puna e mësimdhënësve por mosmbajtja e mësimit i dëmton nxënësit dhe i dëmoton të drejtat për arsim. Humbja e mësimit është humbje e të drejtës themelore për arsim dhe për ne është e papranushme se vazhdimisht po përpiqemi të ofrojmë mbështetje për mësimdhënësit dhe ngritjen e nivelit në arsim”, ka thënë ministrja Nagavci.

Bëhet e ditur se për herë të parë është ndarë buxheti për mësimdhënësit me probleme kronike dhe sëmundje të rënda shëndetësore.

Ndërkaq, buxheti për punësimin e asistencave të nxënësve me nevoja të veçanta, parasheh që në vitin 2023 të punësohen rreth 300 asistentë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika