Nagavci: Të jemi të palëkundur edhe kur kërkohet gjymtimi i pavarësisë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, të mërkurën është shprehur se Kosova duhet të jetë e palëkundur edhe karshi zhvillimeve politike të fundit, ku po kërkohet gjymtimi i pavarësisë dhe kushtetutshmërisë.

Këto komente Nagavci i bëri në sesionin shkencor “Kosova 15 vjet pavarësi – sfidat dhe shtetndërtimi” i organizuar nga Instituti Albanologjik Prishtinë bashkë me Institutin e Historisë Tiranë dhe Instituti i Trashëgimisë në Shkup, raporton kp.

Ministrja e Arsimit, Nagavci ka thënë se sistemi arsimor në bazë të reformave të ndërmarra ka arritur zhvillim të dukshëm pozitiv.

Ajo ka përmendur disa nga iniciativa e marra si qeverisje për arsimin e lartë, ndërsa ka shtuar se rruga e duhur për të ruajtur dhe forcuar pavarësinë është përmes edukimit të vazhdueshëm dhe cilësor.

“Me këtë histori në mendje, me kontributin dhe respektin për të gjithë gjeneratat që mundësuan këtë ne sot e festojmë 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës gjithherë duke pas parasysh se situata jonë karshi zhvillimeve politike me shtetin e Serbisë mbetet akoma e brishtë. Përderisa, nuk kemi platformë të përbashkët të vlerave qytetare mbi të cilat do të mund të zhvillonim bisedime për normalizimin e raporteve ndër-shtetërore jemi të vetëdijshëm që ne ballafaqohemi për të drejtën tonë të pamohueshme për pavarësi, andaj edhe duhet të jemi të vendosur e të palëkundur. Kjo vlen edhe për zhvillimet e fundit politike ku kërkohet nga ne madje edhe gjymtimi i pavarësisë dhe kushtetutshmërisë sonë. Por, pavarësisht gjithçkaje ne e vazhdojmë punën tonë për avancimin demokratikeqë kultivon dhe mbi të gjitha mbron të drejtat e qytetarëve të vetë pa asnjë dallim kombësie, feje apo race.”, ka thënë Nagavci.

Drejtori i Institutit Albanologjik në Prishtinë, Hysen Matoshi ka deklaruar se procesi i shtetndërtimit të Kosovës është i pakthyeshëm dhe sfidat e evidentuara shkaktojnë vonesa në zhvillimin e vendit.

Sipas tij, mosnjohja e Kosovës nga pesë shtetet e BE-së e kanë lënë peng për një kohë të gjatë edhe funksionalizimin e plotë të shtetësisë së Kosovës.

Ai ka thënë se stagnimi i anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare është i dëmshëm edhe për rajonin.

“Administrimi klasik i UNIMK-ut dhe i mekanizmave tjerë ndërkombëtarë shpesh herë ka qenë i shoqëruar me inkonsekuenca gati të mundshme. Debati për multietnicitetin e Kosovës dhe mono-etnicitetin e institucioneve të caktuara të saj është tepër dëshmues në këtë drejtim…Vite më vonë shohim lansojnë instanca ekskluzive një etnike të pushtetit. Një pengesë e madhe në ndërtim të shtetit u shfaq edhe për shkak të përplasjes së interesave gjeo-strategjike në Ballkan sidomos në vitin e fundit si rrjedhojë e luftës në Ukrainë….mosnjohja e Kosovës nga pesë shtetet e BE-së e kanë lënë pengëpër një kohë të gjatë edhe funksionalizimin e plotë të shtetësisë së Kosovës dhe praninë e asaj në organizata ndërkombëtare të ndryshme”, është shprehur ai.

Nga Instituti për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, Skender Asani ka thënë se shpallja e pavarësisë së Kosovës paraqet një projekt shekullor për mbarë kombin shqiptar.

Duke uruar që përvjetorët tjerë ta gjejnë Kosovën më të konsoliduar, Asani ka kërkuar që pavarësia dhe integrimi brenda kombëtar të shkojë paralelisht drejt një bote shqiptare të shtrirë në një planimetri global.

Ndërkaq ushtruesja e detyrës së drejtorit të Institutit Historik “Ali Hadri”, Teuta Shala-Peli është shprehur se Kosova ditëlindjen e saj të 15 e shënon me shumë progres përfshirë edhe fushën e arsimit.

Duke kujtuar të gjithë ata që u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, Shala-Peli ka kujtuar edhe ish-krerët e UÇK-së, të cilët po mbahen të paraburgosur në Hagë.

Në këtë sesion shkencor me titullin “Kosova 15 vjet pavarësi – sfidat dhe shtetndërtimi” do të prezantohen punime të ndryshme shkencore mbi pavarësinë e Kosovës./KSP

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika