Nagavci uron maturantët në provimin e maturës

Të shtunën e 18 qershorit do të mbahet provimi i maturës shtetërore, të cilit do t'i nënshtrohen rreth 22 mijë maturantë. Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, iu ka uruar suksese maturantëve

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci

Gjatë ditës së shtunë të 18 qershorit është bërë e ditur se rreth 22 mijë maturantë do t’i nënshtrohen provimit të maturës shtetërore. Provimi i maturës ka filluar në orën 10:00 dhe do të përfundojë në orën 12:30.

Ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci, përmes një postimi, iu ka uruar maturantëve suksese.

Ajo është shprehur se të gjithë nxënësit kanë përfunduar me sukses vitet e shkollimit, si dhe e kanë kaluar sfidën që ka sjellë pandemia.

“Keni përfunduar me sukses vitet e shkollimit, jeni përballur me sfidat që na solli pandemia dhe uroj të finalizoni me rezultatet më të larta provimin e maturës,” ka shkruar Nagavci.

Nagavci gjithashtu ka shprehur mbështetjen e pakursyer ndaj nxënësve.

“Ju siguroj se nga ana jonë do të keni gjithmonë mbështetje të pakursyer, por sot suksesi varet vetëm nga ju. Andaj, me qetësi e besim jepeni më të mirën nga vetja,” ka shkruar tutje ministrja në postimin e saj.

Rreth 22 mijë maturantë do t’i nënshtrohen provimit të maturës

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika