Nagavci uron vitin e ri shkollor: Vazhdojmë punën tonë për rritjen e cilësisë së teksteve mësimore

Me anë të një video-mesazhi të publikuar në Facebook, gjersa ka uruar fillimin e vitit të ri shkollor, Ministrja e Arsimit, Nagavci ka deklaruar se puna për rritjen e cilësisë së teksteve mësimore po vazhdon

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci, i ka uruar nxënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Me anë të një video-mesazhi të publikuar në Facebook, Nagavci ka deklaruar se puna për rritjen e cilësisë së teksteve mësimore po vazhdon.

“Nxënës, mësues e prindër, urime viti i ri shkollor. Sot shkollat tona hapin dyert për të mirëpritur fëmijët në ditën e parë të vitit shkollor. MAShTI, në bashkëpunim me komunat e shkollat, ka bërë të gjitha përgatitjet për të filluar viti i ri shkollor 2023-2024. Si ministri, po punojmë çdo ditë për të përmirësuar infrastrukturën shkollore dhe ligjore dhe vazhdojmë punën tonë për rritjen e cilësisë së teksteve mësimore”, ka thënë Nagavci.

Sipas saj, suksesi do të jetë i garantuar me angazhimin e stafit shkollor dhe bashkëpunimit me prindërit.

“Në bashkëpunim të vazhdueshëm e konstruktiv me shkollat e prindërit dhe me angazhimin e palodhur të mësimdhënësve e stafit tjetër në shkolla, rezultatet dhe suksesi do të jenë të garantuara”, ka thënë Nagavci.

Sot, më 1 shtator, shënohet fillimi i vitit të ri shkollor.

Ministria e Arsimit ka marrë vendim për rimbursimin e parave te prindërit, në mënyrë që ata t’i blejnë pastaj tekstet shkollore për fëmijët e tyre për vitin e ri shkollor.

Ky vendim i MASHTI-t nxiti reagime dhe kritika në opinionin publik.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika