Nagavci: Vendimi i fundit për libra është për përmirësimin e cilësisë në arsim

"Pra, janë një varg vendimesh që kemi marrë dhe vendimi i fundit është vetëm një vendim nga pakoja e reformës për përmirësimin e cilësisë në arsim", ka thënë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, për vendimin e fundit për subvencionimin e teksteve shkollore

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, vendimin për subvencionimin e prindërve për tekstet shkollore po e konsideron si një nga vendimet që ajo thotë se e ka marrë për të përmirësuar cilësinë në arsim.

Në seancën e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës ku po diskutohet për tekstet shkollore, Nagavci ka theksuar se ky vendim e “përmbush obligimin ligjor, por edhe ua pamundëson komunave që tekstet të mbesin në bodrumet e shkollave”.

“Pra, janë një varg vendimesh që kemi marrë dhe vendimi i fundit është vetëm një vendim nga pakoja e reformës për përmirësimin e cilësisë në arsim. Për çdo vit më shumë është dyfishuar buxheti për tekste se që është planifikuar. Ky subvencion i teksteve e përmbush obligimin ligjor, por edhe ua pamundëson komunave që tekstet të mbesin në bodrumet e shkollave”, ka thënë Nagavci.

Sipas saj, në të kaluarën çështja me tekstet shkollore ka qenë proces që është shfrytëzuar për biznes e klientelizëm.

“Në të kaluarën faktet tregojnë se çështja e librave ka qenë një proces që më shumë ka qenë biznes e klientelizëm. Fillimisht kemi punuar intensivisht dhe kemi finalizuar ligjin për tekste shkollore që e keni në Kuvend. Që në marrjen e mandatit kemi krijuar hapësirën që këshillat në nivel të shkollave të vendosin për tekste. Kemi filluar për herë të parë rishikimin e teksteve shkollore”, ka theksuar ajo.

Ndryshe, Ministria e Arsimit ka marrë vendim që të subvencionojë blerjen e librave shkollore me 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5-të.

Kurse për nxënësit nga klasa e 6-të deri në klasën e 9-të, të cilët tashmë i kanë të siguruara tekstet mësimore, do të ndahen 30 euro si mbështetje për materiale të tjera shkollore.

Pas këtij vendimi është publikuar linku në platformën E-Kosova, link ky në të cilin prindërit mund të aplikojnë për subvencionim të teksteve shkollore për fëmijët.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika