Nagavci: Viti i ri shkollor nis më 1 shtator, nxënësit do të kenë edhe pushim vjeshtor

“Viti shkollor 2023/24 fillon më 1 shtator. Risi është se gjatë këtij viti do të kemi edhe pushimin vjeshtor, në mënyrë që të kemi një balancim të ngarkesës së fëmijëve gjatë gjithë vitit shkollor", ka deklaruar ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në një konferencë për media

FOTO: KP

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se viti i ri shkollor 2023/2024 do të fillojë më 1 shtator dhe se nxënësit do të kenë edhe pushim vjeshtor.

Ndërsa, sa i përket teksteve shkollore, ajo ka thënë se gjatë kësaj jave do të japin detaje lidhur me furnizimin e shkollave.

“Viti shkollor 2023/24 fillon më 1 shtator. Risi është se gjatë këtij viti do të kemi edhe pushimin vjeshtor, në mënyrë që të kemi një balancim të ngarkesës së fëmijëve gjatë gjithë vitit shkollor. Përtej kësaj, janë pranuar komentet në lidhje me rregulloren për rekrutimin, punësimin e mësimdhënësve dhe stafit tjetër që punon në institucionet edukativo-arsimore, me të cilat do të shmangen vonesat në rekrutimin e mësimdhënësve dhe humbja e orëve mësimore”, ka thënë Nagavci, raporton KP.

Në një konferencë për media, Nagavci ka thënë se ka parë anomali në kontratat për blerjen e teksteve shkollore.

Nagavci po ashtu tha se tashmë kanë ndarë mjetet për blerjen e teksteve shkollore për nxënësit në Luginë të Preshevës.

Sipas saj, risia e këtij viti shkollor është pushimi vjeshtor.

Derisa komunat kanë kërkuar shpërndarjen e teksteve shkollore në shkolla, Nagavci tha se lidhur me këtë do të japin detaje në fund të javës, pasi siç tha ajo, ka parë anomali në kontratat për blerjen e këtyre teksteve.

Por, siç tha ajo, synojnë që në kohë të furnizojnë shkollat me tekste.

“Nuk kam parë reagimin e Asociacionit të Komunave, por duhet të kemi parasysh se është një proces i cili përballet me shumë sfida. Për ne është tejet e rëndësishme, jo vetëm t’i dërgojmë librat në shkolla, por edhe të dërgojmë tekste cilësore. Në fund të kësaj jave do t’iu informojmë më hollësisht në lidhje me furnizimin dhe ndryshimet që po planifikojmë për këtë vit në lidhje me furnizimin e fëmijëve me tekste shkollore, por më lejoni të përmendi që nga marrja e detyrës, kemi punuar shumë në përmirësimin e cilësisë të këtyre teksteve shkollore… Unë shpresoj të arrijmë me kohë të furnizojmë me tekste shkollore, gjithsesi jemi duke shikuar mundësitë të mos ketë vonesa në këtë drejtim. Me aq sa jam njoftuar nga ekipi i cili negocion kontratat për blerjen e teksteve, kam parë anomali mjaft të mëdha. Kam parë tekste shkollore që janë përcaktuar me shuma të mëdha 13-15 euro. Dhe, si Ministri kemi përgjegjësi edhe për përkujdesje ndaj buxhetit të shtetit, përveçse për cilësi të teksteve”, ka vijuar Nagavci.

Po ashtu, ajo foli edhe për ndërtimin e disa çerdheve. Ajo bëri të ditur se kanë nënshkruar kontratën për ndërtimin e çerdhes në Fushë-Kosovë, ndërtimi i së cilës theksoi se pritet të fillojë javën e ardhshme.

Ajo tha ndër të tjera se janë në proces të nënshkrimit të kontratës edhe për ndërtimin e çerdhes në Batllavë të Podujevës dhe në Shtime.

E para e MAShTI-t pati edhe një apel për komunat që të evidentojnë hapësirat ku mund të ndërtohen çerdhet, pasi sipas saj, Ministria ka buxhet të mjaftueshëm për ndërtimin apo adaptimin e tyre.

“Inkurajoj të gjitha komunat që të evidentojnë hapësirat ku ne mund të ndërtojmë çerdhet sepse kemi buxhet të mjaftueshëm dhe në momentin kur komunat aplikojnë me aplikacion të kompletuar, jemi të gatshëm të vazhdojmë me ndërtimin apo adaptimin/përshtatjen e objekteve ekzistuese. Presim që bashkë me komunat të arrijmë të ndërtojmë çerdhe, sidomos në zonat rurale, ku kemi një numër më të vogël të fëmijëve, të cilët do të përfshihen në edukimin e hershëm”, u shpreh ajo.

Ndryshe, sot, Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar nga Ministria e Arsimit që të nisë procesin e shpërndarjes së teksteve mësimore në shkollat e Komunave Kosovës.

Në një reagim të AKK-së thuhet se kjo vonesë “tepër e panevojshme” mund të shkaktojë probleme dhe ngecje në fillimin e mbarë dhe të rregullt të vitit shkollor.

Komunat kërkojnë nga MASHT-i shpërndarjen e teksteve mësimore në shkolla

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika