Nagip Krasniqit i vazhdohet masa e paraburgimit edhe për dy muaj

Kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj, kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqit.

Kështu ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, me datë 19.05.2023 ka vazhduar masën e paraburgimit për të pandehurin N.K, në kohëzgjatje edhe për dy muaj. Pala ka të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit”, ka thënë ajo.

Zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Ekrem Lutfiu, kishte njoftuar se drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi, është arrestuar nga Prokuroria Speciale për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Sipas tij, Policia e Kosovës ka kryer bastisje në zyrat qendrore të KEK-ut në Prishtinë dhe në dy banesa në pronësi të Nagip Krasniqit, ku sipas njoftimit nga Prokuroria, janë sekuestruar dokumente dhe pajisje elektronike si kompjuterë, celularë dhe një USB.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Prishtinë, 19 prill 2023 – Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës ka arrestuar një person me inicialet N.K. për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”  nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK, “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së dhe veprën penale “Konflikti i interesit” nga neni 417 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Arrestohet drejtori i KEK-ut

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika