Naim Murseli futet fshehurazi mediave në Gjykatë, Kusari: Kush është duke u përkujdes për mbrojtjen e reputacionit të tij

"Nuk mjafton që drejtësia të bëhet por drejtësia duhet të shihet duke u bërë. Nuk ka asnjë arsye përse të mos lejohen mediat të xhirojnë të dyshuarit duke hy dhe duke dalë nga gjykata. Kush nga institucionet është duke u përkujdes për mbrojtjen e reputacionit të tij dhe tjerëve dhe përse? Çfarë motivi kanë për të mbrojtur të dyshuarit në masë kaq ekstreme?"

Të dyshuarit për vrasjen e Liriona Ademjat, janë futur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, nga hyrjet ku nuk kanë qenë prezente mediat.

E për këtë ka reaguar juristja e mediave, Flutursa Kusari, e cila e ka kritikuar një gjë të tillë.

Duke pyetur se kush nga institucionet është duke u përkujdes për mbrojtjen e reputacionit të tij dhe tjerëve dhe përse, Kusari ka thënë se pajtohet që gjatë seancave gjyqësore të ketë kufizime në raportim.

“Gazetarët po thonë dhe po raportojnë që të dyshuarin Naim Murseli dhe të tjerët i kanë shti në gjykatë sot përmes një hyrje të fshehtë për t’ua ruajtur privatësinë dhe reputacionin e tyre. Pajtona që në seancë gjyqësore brenda në gjykatë të ketë kufizime në raportim por jam tepër e shqetësuar që shteti tashmë paska fillu me e mbrojt të dyshuarin Naim Murselin dhe me u përkujdes për reputacionin e tij deri në atë masë sa me i shti në gjykatë përmes hyrjeve sekrete. Me vite të tëra kemi pa raportime të gazetarëve me pamje të ministrave, deputetëve, njerëzve të akuzuar për terrorizëm, vrasje, dhunim etj duke hy në gjykatë ndërsa Naim Murseli po u deshka me u kursy nga kjo praktikë”, ka shkruar Kusari.

Kusari ka theksuar se nuk ka asnjë arsye që mediat të mos lejohen të xhirojnë të dyshuarit duke hy ose duke dalë nga gjykata.

“Mediat kanë nevojë për pamje jashtë gjykatës, për të bërë raportimin e tyre më të kuptueshëm dhe më të kapshëm për publikun. Murseli është figurë publike, fotoja e tij është fotoja më e publikuar këto ditët e fundit, ai akuzohet për një krim të rëndë të cilin e ka pranu vetë, ai është në gjykatë sot sepse me vetëdije dhe me veprime të tij e ka sjellë vetën në atë gjendje dhe për këtë duhet të japë llogari para drejtësisë.

Nuk mjafton që drejtësia të bëhet por drejtësia duhet të shihet duke u bërë. Nuk ka asnjë arsye përse të mos lejohen mediat të xhirojnë të dyshuarit duke hy dhe duke dalë nga gjykata. Kush nga institucionet është duke u përkujdes për mbrojtjen e reputacionit të tij dhe tjerëve dhe përse? Çfarë motivi kanë për të mbrojtur të dyshuarit në masë kaq ekstreme? Edhe njëherë, pajtohem që brenda në gjykatë gjatë seancës të ketë kufizime por jo edhe jashtë ndërtesës së gjykatës”, ka shkruar Kusari në facebeook, teksa ka njoftuar se ky postimi është i përkohshëm.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika