Naim Murseli vazhdon edhe sot dëshminë në Prokurori

I dyshuari për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli do ta vazhdojë edhe sot dëshminë para Prokurorisë Themelore në Prishtinë

I dyshuari për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli, do ta vazhdojë edhe sot dëshminë para Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Lajmi e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, mbrojtësja e Murselit, avokatja Teuta Zhinipotoku.

“Po, sot vazhdon dëshmia e tij, nesër pastaj vazhdon Kushtrimi”, tha Zhinipotoku.

Murseli është sjellë edhe sot në Prokurori, nën masa të larta sigurie. Ai kishte dëshmuar edhe më 24 janar.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë në dhjetor të vitit 2023, ua ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët dyshohen për vrasjen e 30-vjeçares, L.A.

Të njëjtëve, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 3 dhjetor 2023, ua kishte caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 30 ditësh, të cilin vendim e kishte lënë në fuqi edhe Gjykata e Apelit.

Të dyshuarit të katërt në këtë rast, T.D., më 11 dhjetor 2023 i është caktuar masa e paraburgimit. Ai u arrestua më 9 dhjetor, nën dyshimin se ia shiti armën dorasit.

Ende nuk dihen motivet se pse ka ndodhur vrasja e Ademajt, e cila kishte nënshtetësi suedeze bashkë me burrin e saj dhe dy djemtë.

Në këtë rast të dyshuar për vrasjen e Ademajt, janë bashkëshorti i saj Naim Murseli, si i dyshuar se organizoi vrasjen, Granit Plava, Kushtrim Kokalla, si dhe T.D.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika