Nait Hasani, ish ambasador i Kosovës në Tiranë, në një intervistë për RTV Dukagjinin, ka treguar se me Albin Kurtin kanë qenë në burg së bashku dhe gjatë asaj kohe kanë ndarë mendime të përbashkëta për jetën politike, zhvillimet dhe aktivitetin, gjithashtu mes tyre ka pasur edhe debate e diskutime.
Hasani ka thënë se e vlerëson pozitivisht figurën e Kryeministrit të Kosovës, por sipas tij ai nuk është duke bërë sa duhet.
“Tani ai nuk e tregon veten që une kam shpresuar, ai nuk është Albini që ka qenë pjesë e një opozite por si kryeministër i cili është izoluar brenda një grupi që nuk punojnë mirë për Kosovën”, ka deklaruar Hasani.
Ish deputeti i PDK-së, ka thënë se kryeministri Kurti duhet të jetë më pragmatik, sipas Hasanit Kurti duhet të jetë më bashkëpunues me të tjerët.
“Albini ka inat në raport politik me njerëzit e tjerë, si vend i vogël duhet të i’u ikim inateve, të njëjtin inat e ka pasur edhe Hashimi, Albini, është trashëgimtar i Hashimit vetëm në anën e kundërt”, ka shtuar ai.
Në fund, Nait Hasani duke e komentuar figurën e Albin Kurtit e ka krahasur atë me ish-presidentin Hashim Thaçi.
Hasani ka thënë se në të kaluarën Thaçi i ka ndjekur hapat e Rugovës “ndërsa Albini po ndjek hapat e Thaçit”