Nait Hasani flet për herë të parë për bashkëshorten e tij, ish-ushtaren e UÇK-së

Sipas Nait Hasanit, bashkëshortja e tij ka qënë pjesëtarja e parë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe se ajo kishte filluar aktivitetin prej kohësh për çlirimin e vendit

Nait Hasani, një ndër veprimtarët e Lëvizjes Çlirimtare të Kosovës dhe ish i burgosur politik, dëshmitar i masakrës së Dubravës, në një intervistë për RTV Dukagjinin në emisionin ”Personale” ka rrëfyer pak edhe për jetën e tij personale.

Ai nuk ka qenë i vetmi që ka dhënë kontribut për çlirimin e vendit.

Që nga viti 1994, detyrat të cilat atyre iu janë dashur si ilegale në qytetin e Prishtinës, para luftës apo më saktë para se të arrestohej Hasani, ishte edhe bashkëshortja e tij, ajo që kishte zhvilluar aktivitete në Prishtinë së bashku me Xheladin Gashi, Sokolin dhe Rexhep Selimin.

“Lidhjet që i kemi pasur ose bajtjen e posteve apo bajtjen e armëve ose plumbave dhe të gjitha që iu janë dashur njësiteve tona”, është shprehur Hasani.

Sipas Hasanit, pas arrestimit të tij, bashkëshortja kishte dalë ilegalisht dhe ishte takuar me Rexhep Selimin, Xheladin Gashin dhe me disa të tjerë, ku kishte qëndruar te disa kushërinj në qytetin e Prizrenit, dhe një kohë edhe në fshat, pastaj ishte kthyer në Drenicë.

Kufirin e Kosovës e kishte kaluar bashkë me Kadri Veselin, Hashim Thaçin dhe Xheladin Gashin, ku për një kohë ishin transferuar në Shqipëri dhe pastaj ishin zhvendosur nga aty në shtetin gjerman. Pas një kohe, kthimi i tyre ishte bërë në Tropojë, ku bashkëshortja e tij ishte angazhuar në mobilizim të detyrave logjistike së bashku me Gashin.

“Ka tentuar të hyjë në Kosovë nuk e kanë lejuar, Azem Syla dhe Rexhep Selimi nuk e kanë lejuar për shkak se une isha në burg, dhe ajo ka shërbyer atje deri sa ka përfunduar lufta”, ka thënë Hasani.

“Pas përfundimit të luftës, angazhimi i saj ka qenë në administratën e punëve të brendshme”.

Sipas Hasanit, në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, bashkëshortja e tij ishte femra e parë e angazhuar, pastaj ishin angazhuar edhe femra të tjera.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika