Nait Hasani: Tash e 40 vjet pas, në qenien dhe mendjen time emri i UDB-së ngjall tmerr

Nait Hasani, ish i burgosur politik ka thënë se tri shkronjat "UDB", tek ai tash e 40 vjet pas ia ngjall tmerrin. Teksa ka shtuar se kontakti i parë me UDB-në ka qenë me 30 nëntor të vitit 1993

Ish i burgosuri politik, Nait Hasani, në një intervistë në “Debat Plus” në Televizionin Dukagjini, ka ndarë historinë e tij nga fillimi i aktiviteteve për liri e deri te torturat e tmerrshme në burgjet e pushtetit jugosllav nga bashkëpunëtorët shqiptarë të UDB-së.

Hasani rrëfeu se ka qenë ende i mitur, pa i mbushur 18 vjet, kur është ballafaquar për herë të parë me UDB-në. Ndërsa, siç thotë ai, edhe tash e 40 vjet pas, në qenien, trurin dhe mendjen e tij emri i UDB-së është emër që ia ngjall tmerrin.

“Që nga mosha e re, pa i bërë 18 vite jam përballur me UDB-në. Nga ajo kohë deri sot janë 40 vite që në qenien tonë, trunin dhe mendjen UDB është një emër që sa herë kujtohet ngjall tmerrin. Nuk jam vetëm unë i vetëm, por janë shumë që kanë përjetuar. Unë jam njëri nga ta. Kur jam unë njëri nga ta, sa janë para meje dhe sa janë bashkë me mu. Jemi shumë. Por, në të njëjtën kohë edhe ata kanë qenë shumë-UDB. Shumicë absolute kanë qenë shqiptarë në Kosovë [në UDB]. Ata kanë qenë të bindur ideologjikisht për ta mbrojtur Jugosllavinë. Ata kanë luftuar shpirtërisht. Jugosllavia, brenda saj ishte Serbia”, vijoi Hasani.

Hasani ka deklaruar se atë kohë Kosova ishte veç një krahinë në letër dhe Serbia dirigjonte atë përmes njerëzve të saj të njohur si “Sigurimi i shtetit, i nohur si UDB-ja”.

Ai rrëfeu se si i mitur dhe i ri ishte ballafaquar me dhunën dhe dëgjimet e para për UDB-në ka qenë përmes emrave, televizionit, protestave, e demostratat 1981, ’82, ’83.

“Për UDB-në dëgjimet i kemi pasur përmes emrave, televizionit, protestave, demonstratave që ishin 1981, ’82,’83. Përmes komunikatave të grupeve ilegale që tregonin, përmes gjykimeve që bëheshin në Kosovë. Me 30 nëntor 1993 jam përballur drejtëpërdrejt me UDB-në, në zyret e Sigurimit Shtetit të UDB-së në Prizren”, ka rrëfyer ish i burgosuri politik, Nait Hasani.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika